ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Prokuroria Speciale Kosovës, ka ndaluar sot dy persona. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale: Hyrje në sistemet kompjuterike nga neni 327 i KPRK-së, Mashtrimi nga neni 323, si dhe Shpërlaja e parave nga neni 302 i KPRK-së.


Lidhur me këtë rast janë sekuestruar mjete materiale prej 1.000 euro, pajisje elektronike, si dhe dy vetura. /Telegrafi/