Hynë vjedhurazi në qendrën e skijimit, harruan kamerën e shtrenjtë me të gjitha filmimet (Video)

36:"© Manchester Evening News/MEN Media
Zyrtarët e një qendre skijimi në Mançester të Anglisë, janë vënë në kërkim të tre personave, që hynë vjedhurazi gjatë natës dhe shfrytëzuan terrenet e boshatisura.
Identifikimi pritet të jetë i lehtë, pasi ata kanë harruar pas kamerën e gjashtëmijë eurove, me të gjitha filmimet e realizuara, transmeton Telegrafi.
“Kemi evidencë që thyen objektin dhe hynë brenda, shfrytëzuan shumë pajisje për rrëshqitje, megjithëse nuk shkaktuan ndonjë dëm të qëllimshëm”, thuhet në raport lidhur me rastin.
Forcat e rendit janë vënë pas të rinjve, që kanë kryer veprimtari ilegale në pronë të huaj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































