Është hapur sot konventa e dytë vjetore e Industrisë së Veshmbathjeve të Kosovës, për promovimin e prodhuesve të veshmbathjeve.
Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se janë të përkushtuar në rritjen e bashkëpunimit në mes të investitorëve dhe prodhuesve në Kosovë.
Sipas tij, një produkt i prodhuar në Kosovë mund të plasohet në tregun e BE-së 30 përqind më lirë.
“Eksporti i Kosovës sipas MTI për vitin 2016-1017 është 20.5 milionë euro. Ndërsa importi është 228,6 milionë. Eksporti është 11 herë më i vogël dhe çmimi i importit është dy herë më i lartë. Duke parë se veshmbathja, dhe kjo industri mund të japë rezultatet tona, është me rëndësi të afrojmë prodhuesit me mësimin profesional. Kosova ka krijuar infrastrukturë ligjore. Një partner mund të investojë në Kosovë, nuk ka nevojë të shkojë shumë larg. Dua me nxit edhe projekte tjera të bashkëveprimit. Si Qeveri jemi të interesuar të rrisim bashkëpunimin dhe të sjellim bashkë investitorë për ju”, tha ai.
E ngarkuara me Punë në Misionin e Shteteve të Bashkuara, Colleen Hyland, tha se ndërmarrësia e ka bërë Kosovën të njohur në botën e veshmbathjes.
“Kjo industri shikon përpara dhe është shumë e definuar, është duke ngritur cilësinë dhe duke rritur sasinë e eksporteve dhe importeve. Kompanitë e këtij sektori në Kosovë mund të jenë krenare për arritjet dhe për prodhimin e brendeve botërore si ‘MaxMara’. Kosova po i eksporton këto në BE”, u shpreh ajo.
Kryetarja e Bashkëpunimit për Zhvillim së Ambasadës Suedeze, Nasrin Pourghazian, u shpreh se krahas rritjes ekonomike është rritur edhe mirëqenia e grupeve të margjinalizuara. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNurboja: Vlerësimi i Kosovës nga Fitch, hap i madh për integrimin financiar
Po zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Çfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?
Kush t’rahaton me punë përveqëse Telegrafi Jobs?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel