LAJMI I FUNDIT:

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të patentave në Shqipëri, rinovim çdo 15 vjet

Hyjnë në fuqi rregullat e reja të patentave në Shqipëri, rinovim çdo 15 vjet

Leja e drejtimit të automjeteve në Shqipëri do të jetë e vlefshme për 15 vjet, nga 10 që ishte deri më sot.

Afatet e reja kanë hyrë në fuqi tashmë dhe do të përfitojnë 80 mijë drejtues mjetesh që do ta rinvojnë dhe gjithë të tjerët që do të marrin patentën për herë të parë.

Në njoftimin që ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, shkruhet se ky standard ndiqet edhe në Bashkimin Evropian sot, dukë bërë që qytetarët shqiptarë të rinovojnë patentën e tyre 4 deri në 5 herë.


Parlamenti miratoi në muajin mars me 102 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, ndryshime që prekën veç të tjerave edhe kartonët e lejeve të drejtimit.

Vlefshmëria çdo 15 vite do të jetë për patentat e kategorive A dhe B, çdo 15 vjet deri në moshën 70 vjeç.

Deri tani, kufizimet e afatit kanë qenë pasi mbushje 50 vjeç, por me ndryshimet e reja këto kufizime nisin në moshën 70-vjeçare.

Një tjetër ndryshim që u miratua është zgjatja në 70 vjeç, nga deri 65 që është, e të drejtës për Leje Drejtimi profesionale. /Telegrafi/