Huthi të Jemenit publikojnë videon e lëshimit të raketave balistike dhe dronëve në Izrael

Huthi të Jemenit, rebelët e mbështetur nga Irani, sulmuan Izraelin të martën. Sot ata publikuan një video të lëshimit të raketave balistike dhe dronëve.
Video tregon lëshimin e disa llojeve të raketave dhe dronëve kamikaz, transmeton Telegrafi.
Houthi-t thanë dje se sulmet ishin në hakmarrje për luftën e Izraelit kundër lëvizjes Hamas në Gaza.
Ushtria izraelite kishte raportuar më herët për një sulm ajror armik. Si përgjigje, sirenat u dëgjuan pranë Elyat, një vendpushim në bregun e Detit të Kuq.
"Nuk ka asnjë kërcënim apo rrezik në këtë rajon", tha zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari.
Të premten, Izraeli akuzoi Houthi-t për kryerjen e një sulmi të ngjashëm me dron, kur aeroplanët izraelitë synonin objektivat e armikut që lëviznin në jug të Izraelit.



















































