Cka është Hummus nga Noa?

Është një kremë e përhapur, kryesisht e bërë nga qiqra fasule me proteina shumë të larta, në formë pureje dhe nga përbërës tjerë të shëndetshëm që është bërë shumë i famshëm në mbarë botën gjatë këtyre dy dekadave të fundit. Humus është krejtësisht natyral, vegan, pa gluten dhe pa ndërhyrje gjenetike.


31449023 1974822009501464 3480793332362248192 n

Përbërësit kryesor të tij janë: qiqra, vaj ulliri, hudhëra, lëng limoni, kripë deti dhe tahini. Njihet si produkt anti-inflamator që është shkaktari kryesor për shumë sëmundje kronike tek njerëzit. Nëse ushqehemi me Hummus çdo ditë, ne do të ndihmojmë trupin tonë në uljen e kolesterolit, uljen e nivelit të triglicerideve, reduktimin e simptomave të artritit reumatoid, në zvogëlimin e mundësisë së sëmundjes së Alzheimerës, kancerit në zorrën e trashë, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin.

18299494 411075942597592 3367080585687203840 n

Është burim shumë i mirë i proteinave me bazë bimore, qiqra si përbërësi kryesor ju ndihmon juve të ndiheni të ngopur, në mënyrë që të keni më pak gjasa të hani ushqim në mes vakteve.

22636932 757512604433088 5660643016386281472 n

Përveç kësaj, për të gjithë ata që mbajnë dieta, fasulja qiqra është treguar e aftë të zvogëlojë hiperglikeminë, dhe t’i ndihmojë njerëzit të shmangin ngrënjen e tepërt e pastaj të fitojnë peshë të tepruar e cila është e dëmshme.

Hudhra ka poashtu përfitime shumë të mëdha për shëndetin tonë, për të na ndihmuar të kemi një sistem të shëndetshëm të sistemit imunitar dhe të tretjes. Konsumimi i këtyre fibrave në baza ditore (midis 23-35 gram varësisht nga gjinia dhe mosha), zvogëlon shancet për obezitetin si dhe diabetin e tipit 2.

27892867 166520910668716 1819866828311101440 n

Prandaj, Hummus nga Noa është i vetmi produkt origjinal, i kontrolluar, më përbërës të vërtetë, me efekte vetëm pozitive për shëndetin tuaj. Një shtesë perfekte dhe jashtëzakonisht e shijshmeme me shumë fibra. Fatmirësisht tani mund të shijoni këtë produkt dhe ta keni në shtëpinë tuaj sepse atë mund ta gjeni në shumë rrjete të marketeve në Kosovë.