LAJMI I FUNDIT:

Humbi zgjedhjet në Shkodër, reagon Spahia: Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit nuk jeton gjatë

Humbi zgjedhjet në Shkodër, reagon Spahia: Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit nuk jeton gjatë

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, reagoi pasi humbi zyrtarisht garën për drejtimin e qytetit për katër vitet e ardhshme, me një diferencë prej mbi 10 mijë votash me kandidatin socialist, Benet Beci.

“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, tha Spahia përmes një postimi në Facebook.


Bastionet e djathta që u zhdukën, si u rrudh harta e demokratëve më 14 maj?
Lexo po ashtu Bastionet e djathta që u zhdukën, si u rrudh harta e demokratëve më 14 maj?

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Beci grumbulloi gati 40 mijë vota, ndërsa Spahia rreth 22.500. Kjo është hera e parë që kjo bashki fitohet nga Partia Socialiste që prej vendosjes së pluralizmit politik në vendin tonë.