Humbi unazën e martesës, nuk do ta besoni ku e gjeti pas tri vitesh (Foto)
27:"wedding ring finger for men 5:"admin
Një burrë i moshuar nga Bad Muenstereifel i Gjermanisë, që kishte humbur unazën e martesës para tri vitesh, e ka gjetur derisa po kujdesej për perimet e mbjella.
Unaza ishte kapur për një karotë dhe ka dalë përjashta kur është nxjerrë nga toka, transmeton Telegrafi.
Pensionisti 82-vjeçar, nuk ka mundur t’i besonte syve kur në mesin perimeve të mbështjella me dhe, ka parë metalin e shndritshëm që e kishte mbajtur dikur në gisht.
Ai i kishte humbur shpresat se do ta gjente sërish rrethin nga ari, por gruaja tij i kishte thënë se një ditë do ta gjente.
Ashtu edhe ndodhi, por bashkëshortja tij nuk e mësoi kurrë, sepse ajo ka vdekur para disa muajsh. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































