LAJMI I FUNDIT:

Humbi unazën e martesës 15 vite më parë, e gjen pak javë pasi kishte humbur bashkëshorten

Humbi unazën e martesës 15 vite më parë, e gjen pak javë pasi kishte humbur bashkëshorten

Gjatë vitit 2011, në ditët para Krishtlindjeve, një burrë në New Jersey, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i quajtur David Penner, shkoi në një zonë pyjesh për të blerë një pemë për festat e fundvitit për të dhe bashkëshorten e tij, Nancy, me të cilën ishte martuar në vitin 1974.

Duke ecur në zonën e gjelbëruar, për të gjetur pemën e duhur për shtëpinë e tij, humb unazën e tij të martesës.


Ai u përpoq gjatë që ta gjente por pa sukses, dhe që prej asaj kohe nuk pranoi ta zëvendësonte atë.

Por pas 15 vitesh ai e gjen atë. Penner ka treguar për mediat amerikane se unazën e tij e kishte gjetur John Wyckoff, pronari i zonës ku kishte shkuar për të marrë pemën 15-vite më parë.

Wyckoff kishte shkuar për të mbjellur pemë të reja kur rastësisht kishte vërejtur diçka që shndrinte.

Pasi e kishte marrë kishte parë unazën në të cilën shkruante:

“Davidit me dashuri, Nancy” dhe “datën 20 korrik 1974”, transmeton noa.

Gruaja e tij Nancy, kishte ndërruar jetë 2 muaj para gjetjes së unazës, 30 shtatorin e kaluar, në moshën 67-vjeçare