LAJMI I FUNDIT:

Humbi kontrollin në kthesë, doli nga rruga dhe u përplas për pemë (Video)

Humbi kontrollin në kthesë, doli nga rruga dhe u përplas për pemë (Video)

Derisa po voziste nëpër një rrugë në Straffordshire të Anglisë, një shofer ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Pasi nuk ka mundur të zinte kthesën, lëvizi së prapthi derisa u përplas për trungun e një peme, transmeton Telegrafi.


Megjithëse ishte shumë i frikësuar dhe dridhej nga tronditjet, shoferi ka shpëtuar i pa lënduar edhe pse makina pësoi dëmtime të konsiderueshme.

Rasti ka mund të kishte pasoja fatale, sikur trafiku të ishte më i ngjeshur dhe të shkaktohej aksident me ndonjë veturë. /Telegrafi/