LAJMI I FUNDIT:

Hulumtuesit nga Harvardi porositin: Rreziku që të infektoheni me COVID-19 në aeroplan është shumë i ulët, bartni maska

Hulumtuesit nga Harvardi porositin: Rreziku që të infektoheni me COVID-19 në aeroplan është shumë i ulët, bartni maska

Rreziku që të infektoheni me COVID-19 nëpër aeroplanë, gjithmonë duke respektuar masat e sigurisë, është shumë i ulët, më mirë thënë dukshëm më i ulët sesa në dyqan apo restorant, thuhet në një studim të realizuar nga një grup hulumtuesish nga Harvardi.

Hulumtimi është financuar nga “Airlines for America” që mbledh aviokompanitë dhe prodhuesit e avio-pajisjeve, në kohën kur kompanitë amerikane brenda një muaji regjistrojnë miliarda dollarë humbje për shkak të rënies së udhëtimeve për shkak të coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Aviokompanitë amerikane kanë realizuar për 50 për qind më pak fluturime, krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit të kaluar.

Hulumtimi ka treguar se pasi që aviokompanitë e kanë bërë të obligueshme bartjen e masave, kanë rritur nivelin e pastërtisë dhe ndërruar mënyrën e hyrjes dhe daljes nga aeroplani për pasagjerët, “ekzistojnë pak dëshmi për infektim gjatë udhëtimit me aeroplan”.

Gjithashtu thuhet se brenda aeroplanëve ka sistem të ventilimit që ndërron ajrin mesatarisht çdo pesë minuta, ku 99 për qind të spërkalave të coronavirusit përfundojnë jashtë.

Shkencëtarët pretendojnë se maskat ulin dukshëm rrezikun e përhapjes së coronavirusit, e Qendra amerikane për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rekomandon që pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në aeroplanë dhe aeroporte të bartin maska për të parandaluar përhapjen e COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori