Hulumtimi ka zbuluar kur është çasti më i mirë për ngjizje: Marrëdhënia seksuale tani për tani bën dallim të madh!

Një studim i hollësishëm ka arritur deri te të dhënat shumë interesante
Çiftet të cilët dëshirojnë të lindin bebe, marrëdhëniet duhet t’i kenë para orës 07:30, madje në muajt e pranverës, pasi që atëherë shanset për ngjizje janë më të mëdha.
Shkencëtarët kanë konstatuar që spermatozoidet kanë “orën e tyre të brendshme” dhe janë “më të shpejtë” në orët e hershme të mëngjesit.
Hulumtimi i bërë në Zvicër ka treguar që spermatozoidet janë më të shëndetshme, dhe morfologjikisht më të mirë gjatë muajve mars, prill dhe maj, kështu që shanset për shtatzëni janë më të mëdha në këta muaj.
Ekspertët e Spitalit Universitar të Cyrihut kanë analizuar spermogramet e 7.068 meshkujve të moshës midis 25 dhe 40 vjeç, të cilët i janë nënshtruar ndonjë tretman për rritje të fertilitetit, transmeton Telegrafi.
Është verifikuar koncentrimi, numri i përgjithshëm i spermatozoideve, lëvizshmëria e tyre dhe ndërtimi.
– Ka rezultuar që cilësia e spermatozoideve oscilon edhe gjatë ditës edhe gjatë vitit. Mostrat e grumbulluara në orët e hershme të mëngjesit kanë pasur cilësi më të mirë, andaj marrëdhënia në atë kohë është njëra ndër mënyrat natyrale që të shtohen shanset për ngjizje – thotë dr. Brigit Leners, e cila e ka udhëhequr këtë hulumtim.
Mirëpo, këto gjetje janë të rëndësishme edhe për çiftet, të cilat janë në ndonjë prej procedurave të ndihmës biomedicinale të ngjizjes.
Mostrat e marra në pranverë gjatë muajve mars, prill dhe maj kanë qenë më të mira sesa ato të marra gjatë muajve të tjerë të vitit dhe kanë pasur koncentrim më të lartë të spermatozoideve, ndërsa gjatë verës koncentrimi i tyre ka qenë dukshëm më i vogël. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit