LAJMI I FUNDIT:

Hulumtim: Sistemi arsimor në Maqedoni nuk është i gatshëm për mësim elektronik

Hulumtim: Sistemi arsimor në Maqedoni nuk është i gatshëm për mësim elektronik

Sistemi arsimor nuk ishte i përgatitur për mësim në distancë dhe nuk siguroi kushte cilësore për mirëmbajtjen e tij, është konkluzioni kryesor i hulumtimit kombëtar për mësimin elektronik në shkollat e mesme gjatë kohës së krizës me Kovid-19, të zbatuar nga shoqata Liderët për edukim, aktivizëm dhe zhvillim (LEAD), në bashkëpunim me Fondacionin “Konrad Adenauer”, zyra në Shkup. Hulumtimi u zbatua nga 25 maji deri më 15 qershor dhe ka përfshirë 407 mësues dhe 627 nxënës nga të gjitha rajonet e shtetit.

LEAD mirëpret vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për krijimin e platformës kombëtare të mësimit në distancë, e cila, sipas planit të veprimit të projekt-konceptit, duhet të vendoset për dy vite, por rekomandon që deri atëherë mënyra e kryerjes së mësimit elektronik të unifikohet, nëse ajo vazhdon nga 1 shtatori.

Ivan Jovanov, drejtori ekzekutiv i shoqatës LEAD, sot në takim me gazetarët tha se nuk mund të parashikohet se cila nga tre mënyrat do të zgjidhet për vitin e ri shkollor (klasa të rregullta, mësimdhënie elektronike ose të kombinuara), por sido që të jetë, ai duhet të garantojë cilësi dhe model të unifikuar, në të cilin mësuesit do të angazhohen në mënyrë të barabartë, studentët do të marrin njohuri të barabarta, ndërsa vlerësimi do të jetë objektiv.


Ai theksoi se pavarësisht nëse do të ketë akoma mësim në distancë, nevojitet trajnim për të gjithë mësuesit që të përdorin mjete digjitale, por edhe përshtatje të programeve mësimore në drejtim të mësimit elektronik, përkatësisht ato duhet të jenë pjesë e sistemit arsimor dhe në mësimdhënie të rregullt edhe atë ta plotësojnë.

Në hulumtimin e kryer në shkollat e mesme në fund të vitit shkollor 2029/2020, ata identifikuan pesë arsye pse sistemi nuk ishte i gatshëm për mësimin në distancë: para pandemisë, shumë pak mjete digjitale janë përdorur në mësimdhënie, përkatësisht vetëm në 64 për qind, mënyra më e zakonshme e mësimit elektronik në tre muajt e onllajn mësimit (61 për qind e rasteve) ishte me dërgimin e prezantimeve dhe detyrave të dërguara me postë elektronike.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori