Hull City mund të bëjë një ofertë për anësorin e Dinamo Zagreb, Arbër Hoxha, nëse Sergej Jakirovic konfirmohet si trajneri i tyre i ri.

Jakirovic, i cili e solli Hoxhën te Dinamo Zagreb dhe mbetet një admirues i fortë i lojtarit shqiptar, shihet si figura kyçe që mund ta hapë rrugën e transferimit në Angli.


Ai e njeh mirë potencialin e Hoxhës dhe beson se shpejtësia dhe aftësia e tij për të krijuar rrezik nga krahët do të ishin shumë të dobishme për Hull Cityn në Championship. Jakirovic e kishte shprehur interesimin për Hoxhën edhe sa ishte te Kayserispor.

Gjiganti kroat Dinamo Zagreb është i hapur për ta shitur 26-vjeçarin këtë verë, ndërsa raportohet se edhe vetë lojtari do të mirëpriste një sfidë të re jashtë Kroacisë.

Transfermarkt aktualisht e vlerëson vlerën e Hoxhës në treg prej 1.5 milion eurosh, një çmim relativisht i përballueshëm për klubet e nivelit të Hull Cityt. Hoxha ka pasur një me ulje-ngritje me Dinamo Zagrebin.

Nëse emërimi i Sergej Jakirovic në stolin e Hull Cityt konfirmohet, pritet që bisedimet mes dy klubeve të intensifikohen, duke hapur rrugën për një transferim të mundshëm brenda javëve të ardhshme. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app