Huayra Dinamica Evo është një veturë e re unike nga prodhuesi italian Pagani
Pagani prodhoi një model të ri special për një klient të saj, dhe këtë “roadster” vendosi që ta emëronte si “Huayra Dinamica Evo”.
Prodhuesi italian nuk doli me një deklaratë në lidhje me këtë veturë, por e prezantoi atë përmes kanaleve të tij në rrjetet sociale, ndaj ka shumë pak informacion në lidhje me të.
Vetura është produkt i departamentit Pagani Grandi Compplicationazioni, i cili përmbushi të gjitha dëshirat dhe kërkesat e klientit. Huayra Dinamica Evo ka një trup të lyer me ngjyrë kafe, e cila mund të tingëllojë “e mërzitshme” për një super-veturë, por detajet ngjyrë ari dhe të verdhë janë të shkëlqyera, shkruan Klix, transmeton Telegrafi.
Flamuri italian zbukuron krahët në ndarjen e përparme, ndërsa pasqyrat anësore kanë një pamje të re. Detajet me ngjyrë portokalli në mbrojtëset e rrotave të përparme lënë të kuptohet se kjo Huayra është porositur nga një klient amerikan.
Nuk ka asnjë konfirmim nga Pagani mbi atë se nëse modeli është i bazuar në veturën Huayra Roadster BC, por në fakt kjo duket të jetë një zgjedhje logjike. Vetura ka të ngjarë që të fuqizohet nga një motor 6.0-litërsh AMG V12 me dy turbo që zhvillon 802 kuaj fuqi dhe 1,050 njuton metër fuqi rrotulluese, dhe peshon gjithsej 1,250 kg.
Kjo do të thotë se është pak më e lehtë se versioni i thjeshtë Huayra Roadster. Kur Huayra Roadster BC debutoi, Pagani njoftoi se do të prodhonte vetëm 40 ekzemplarë, dhe logjika thotë se modeli unik i paraqitur në foto duhet të jetë një prej tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
EX30 kundër EX90, kështu duket kur Volvoja e madhe godet më të voglën në testin simulues të përplasjes
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen
Kurrë mos bëni këto gjëra nëse jeni në makinë në momentin kur ndodh ndonjë tërmet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës