LAJMI I FUNDIT:

Huadhënësit jo-bankarë kanë vetëm 4 për qind të tregut financiar në Kosovë

Huadhënësit jo-bankarë kanë vetëm 4 për qind të tregut financiar në Kosovë

Huadhënësit jo-bankarë kanë vetëm 4 për qind të pjesës së tregut të totalit të pasurive të industrisë financiare në Kosovë, përfunduar në një studim të realizuar nga Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës në bashkëpunim me agjencinë globale të kërkimit KANTAR dhe raportin e sigurimit për metodologjinë e kërkimit dhe rezultatet e dhëna nga kompania e auditimit BDO.

Të dhënat e sondazhit treguan se vetëm 5 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë përdorur kredi nga institucionet jo-bankare. Pak më shumë se gjysma ose 56 për qind, thanë se ata preferojnë të zgjedhin kredi jo-bankare në vend të bankave, për shkak të kompleksitetit të procedurave në banka. Një e treta thanë që bankat në Kosovë nuk lëshojnë shuma të vogla.


“Duke analizuar të dhënat nga studimi, mund të konkludohet se popullata e Kosovës ka shumë nevojë për kredi afatshkurtra sepse njerëzit nuk kanë kursime. Pothuajse një e pesta ose 18 për qind, thanë se nuk kanë fare kursime, 26 për qind e popullatës së Kosovës kanë kursime për të mbijetuar më pak se një muaj. Nëse njerëzit do të humbnin punën e tyre, 14 për qind mund të mbijetonin për rreth një muaj. Kursime më të larta janë për një pjesë relativisht të vogël të popullatës së Kosovës, 13 për qind mund të jetojnë për një deri në dy muaj, ndërsa 6 për qind mund të jetojnë për tre deri në gjashtë muaj, ndërsa vetëm 4 për qind mund të jetonin më gjatë se gjashtë muaj”, thotë SHIFK.

Sipas shoqatës, kreditë jo-bankare në Kosovë më së shpeshti përdoren për të mbuluar kostot e kujdesit shëndetësor, sipas 27 për qind të të anketuarve. Përdorimi i dytë më i zakonshëm i kredive jo-bankare janë shpenzimet ditore me 22 për qind, pasuar nga 13 për qind e të anketuarve të cilët pranuan se kanë përdorur kredi jobankare për të zgjidhur çështje emergjente që lidhen me makinat. /Telegrafi/