LAJMI I FUNDIT:

Hoyt Yee: Të lejohet që shumica e re parlamentare të propozojë qeverinë e re (Video)

Hoyt Yee: Të lejohet që shumica e re parlamentare të propozojë qeverinë e re (Video)

Zv.ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Yee, pas takimit me liderët e partive maqedonase dhe kryetarin e ri të Kuvendit, doli para gazetarëve dhe u shpreh i kënaqur që gjendet përsëri në Maqedoni pas disa viteve. Ai ftoi deputetët që të lejojnë që shumica e re parlamentare të propozojë qeverinë e re, njofton Telegrafi Maqedoni

“Është shumë mirë që jam përsëri në Maqedoni dhe jam i lumtur që interesat dhe politikat e Maqedonisë mbeten për integrim, për të pasur një demokraci më të zhvilluar. Shikojmë përpara që të punojmë me të gjithë që të përparojmë në këtë drejtim. Kohëve të fundit ecja e Maqedonisë nuk ka qenë pozitive dhe shpejtë siç është dashur të jetë, sidomos në dy vitet e fundit. Politikanët e Maqedonisë nuk kanë mundur të formojnë Qeverinë e re dhe kjo nuk ka qenë mirë për qytetarët. Ne kemi dënuar sulmet ndaj deputetëve dhe kemi bërë thirrje që ata që janë përgjegjës të dalën para drejtësisë. Ftojmë liderët politikë të gjejnë zgjidhje dhe të dalin nga kjo situatë. Dhe të lejohet që shumica parlamentare të propozojë qeverinë. Ftojmë partitë politike, shoqërinë civile dhe të tjerët të bashkohen dhe të gjejnë zgjidhje”, tha mes tjerash Yee./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori