LAJMI I FUNDIT:

Hoyt Yee shtyn “prishjen e koalicionit”

Hoyt Yee shtyn “prishjen e koalicionit”

Zgjedhjet e parakohshme dhe rrjedhimisht prishja e koalicionit PDK është e pashmangshme, por kjo duket se do të shtyhet edhe për pak ditë.

Vizita në Kosovë për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër e zëvendësndihmësekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, do të jetë edhe një tentativë për ta kaluar Demarkacionin dhe që Isa Mustafa që t’i japë edhe pak jetëgjatësi Qeverisë së drejtuar prej tij.

Gazeta Metro shkruan se koalicioni që ishte planifikuar të prishej gjatë kësaj jave që po e lëmë pas, “nuk do të mund të mbijetojë më gjatë se sa deri të premten e javës që po vjen”. E gjithë kjo për faktin se “duhet zënë afatet ligjore, që zgjedhjet e parakohshme të mos shtyhen më larg se data 18 qershor”.


Në bazë të legjislacionit në fuqi, zgjedhjet do të duhet të mbahen më së afërmi 30 ditë pas prishjes së koalicionit dhe më së largu 45 ditë.

“Demarkacioni dhe agjendat tjera mund t’i vonojnë zgjedhjet e parakohshme. Por, assesi më larg se datat 11 dhe 18 qershor. Koalicioni i gjerë në këtë konstalacion nuk është duke mundur të kryejë vendime të mëdha, andaj në këtë formë nuk mund të vazhdohet. Me ose pa demarkacin, vendi do të shkojë në zgjedhje”, ka thënë për Gazeta Metro ky burim, pjesë e strukturave të larta në PDK. /gazetametro.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori