Hoxhe Fatmir Latifaj imam në xhaminë e Shipolit ne Mitrovicë që njëherësh është edhe pajtimtar i familjareve që kishin më parë ngatërresa, emocionohet fortë në emisionin Kojshia Show, duke treguar një histori emocionuese për shokun e tij të vrarë të luftës se çfarë i kishte lënë amanet babës tij.
Ai ka folur për Nysret Osman Musën, i cili dy javë më parë i ka bërë 22 vjet që ka rënë dëshmor dhe të cilin hoxha Fatmir Latifaj e kishte shok nga Medresja.
“Unë kam qenë shumë i kujdeshëm në ruajtjen e literaturës të Medresesë dhe atij i është dashur t’i huazojë disa libra nga unë… Ka qenë viti 1998 dhe ne mobilizoheshim t’i përgjigjeshim kushtrimit të atdheut tonë. Nysreti me kërkonte librat e unë i thashë: Nysret, tash nuk është vakti i librave. Është koha që ato që i kemi mësu në libra me praktiku në istikame, për ta mbrojt dinjitetin dhe integritetin e popullit”, rrëfen hoxhë Fatmiri, transmeton Telegrafi.
“I thashë Nysret, ti japi librat, por me kusht që t’mi kthesh librat. Kurrë nuk e harroj. Ma ka dhënë besën e shqiptarit. ‘Gjallë e vdekë, o Fatmir, pa t’i kthye nuk e lë’… Ai del në Zonën Operative të Shalës e unë në Zonën Operative të Drenicës. Ai vritet në luftë e unë plagosem. Kur e marr unë veten, kthehem prej spitalit ushtarak të Turqisë, ku shkova të mjekohem. Në gusht të vitit 1999 kthehem dhe marr vesh që më është vrarë shoku dhe kjo ishte një goditje shumë e rëndë për mua”.
“Shkova me pa në familjen e tij dhe baba i tij, Osmani, kur me sheh emocionohet shumë, emocionohem edhe unë. Baca Osman me thotë: ‘O Fatmir, pasha Zotin, Nysretin çdo natë jam tu e pa ëndërr dhe po më thotë, a ia ke çu librat Fatmirit se ia kam dhënë besën e Zotit, se gjallë a vdekur pa t’i kthy s’e la’”, ka rrëfyer me emocione hoxhë Fatmiri. /Telegrafi/
Për ta ndjekur këtë rrëfim ndiqeni nga minuta 15:50 të emisionit!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova