Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit, Avdullah Hoti, duke thënë se shkuarja e tij në Bruksel para takimit të së shtunës në Shtëpinë e Bardhë, mund të jetë një gabim që mund të sjellë pasoja, siç është shprehur ai, gjeopolitike.
Në interpelancën në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj tha se kryeministri Hoti po shkon në Washington i papërgatitur dhe pa tema diskutimi.
“Dje mbeta i habitur kur e pash që do të shkojë në Bruksel para vizitës në Uashington. Krejt vëmendja ndërkombëtare është çka ndodhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Kur shkon në Uashington mund të pyesin çka u tha në Bruksel. A e dini që kur keni vizitë të deklaruar publikisht te partneri kryesor, nuk e bën këtë gabim të thuash se po shkoj në Bruksel e pastaj prej tyre në Uashington. Vuçiq po shkon në Moskë dhe prej Moskës po shkon në Washington. Është goxha gabim i madh, të bëhet një gabim protokollar me pasoja gjeopolitike, të paktën me sens mund të thonë si kalove në Bruksel, se ata janë qendra e botës dhe partneri ynë kryesor”, tha Hoxhaj.
Ai një herë tha se Qeveria e Albin Kurtit për 50 ditë qeverisje ka shkelë dy herë Kushtetutën, ndërsa këtë ‘trend’ po e vazhdon Qeveria Hoti duke e shkelur Deklaratën e Pavarësisë.
“Kolegët e VV-së kanë vendosur një standard të ri sepse për 50 ditë e kanë shkelë dy herë Kushtetutën, dhe kjo qeveri për dy javë e shkeli Deklaratën e Pavarësisë. Unë e kam ndërmend t’ju citoj Deklaratën e Pavarësisë, pika e 8. Deklarata e Pavarësisë i ka 12 nene, paragrafë, pika, pika e 8 thotë: me Pavarësinë vihet detyra e anëtarësisë së përgjithshme në bashkësinë ndërkombëtarë, ne pranojmë plotësisht këtë detyrë. Me zotimin që ka bërë qeveria, keni heq dorë prej këtij paragrafi të Pavarësisë. Kryetarja po thotë edhe pikën 9, pajtohem edhe pikën 9”, tha Hoxhaj.
Ai ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje se hoqën masën e reciprocitetit dhe taksën, e cila ishte vendosur për shkak të tërheqjes së njohjeve për Kosovën, duke bërë kështu lëshime për zotimet e rrejshme të Serbisë.
“Ju kolegë edhe VV edhe LDK e keni heq tarifën dhe reciprocitetin, dhe keni heq dorë nga kandidatura në organizata ndërkombëtare, keni bërë lëshime për gjysmë zotimi fals të rrejshëm të Serbisë”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre