Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga deputeti Sejdi Hoxha dhe anëtari i kryesisë, Muzafer Shala, kanë vizituar sot Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).
Gjatë kësaj vizite, kryetari Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e thellë në menaxhimin dhe organizimin e procesit mësimor nga qeveria gjatë pandemisë, e cila ka rrezikuar që të kemi një gjeneratë të humbur.
Hoxhaj ka thënë se krahas ruajtjes së shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve, qeveria e Kosovës duhet të merret me cilësinë në arsim dhe mbi të gjitha me një plan të qartë kohor se si dëshiron ta menaxhojë procesin arsimor në kohë pandemie.
“Ajo që ka ndodhur në gjysmëvjetorin e parë e ka premisën e parë dhe të qartë që mund ta kemi një gjeneratë të humbur në Kosovë, për shkak të dështimit të qeverisë që ta ketë një plan të qartë kohor se kur fillon një vit shkollor, kur përfundon një gjysmëvjetor, çfarë masash duhet të ndërmerren që procesi mësimor të jetë i planifikuar mirë.”, ka thënë Hoxhaj.
Më tej, kryetari Hoxhaj ka thënë se edhe ndërprerja e mësimit para kohe ishte një vendim jo i drejtë nga qeveria.
“Ju e dini që e kanë pasur një plan A, B dhe C dhe tash kanë dalur në opsionin D dhe e kanë ndërprerë mësimin para se të përfundojë procesi mësimor, sikur se është paraparë me kurikulën e vitit përkatës. Këto shqetësime i ngrisim për këtë arsye.”, ka thënë kryetari në detyrë i PDK-së.
Hoxhaj i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që tash gjatë një muaji pushim të merret seriozisht që kur të fillojë pjesa e dytë e vitit shkollor ta dinë ,që nëse rritet numri i rasteve me të infektuar në Kosovë, atëherë të jenë të përgatitur për mësimin online.
“Këtu duhet që të kemi një mendim të plotë se çfarë duhet të ndodhë në sistemin tonë shkollor në kuptimin e digjitalizimit, të pajisjes me kompjuterë të të gjitha shkollave të Kosovës dhe qasjes në internet. Këto tema në vitin 2020 nuk janë më fizikë bërthamore, se të ketë internet dhe pajisje teknologjike kudo dhe të ketë mësimdhënës, të cilët mund ta përdorin teknologjinë për të ofruar pëmbajtje arsimore nuk është siç ka qenë para 20 vitesh.”, ka thënë Hoxhaj.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka falënderuar kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj, për mbështetjen dhe reformën e tij të vazhdueshme për arsimin në Kosovë, edhe gjatë kohës sa ishte ministër kur ishin dyfishuar pagat për mësimdhënësit, por edhe sot në rolin dhe pozicionin e tij të ri.
“E falënderoj kryetarin Hoxhaj për mbështetjen. Ne jemi të interesuar që të ulemi së bashku me të dhe PDK-në dhe të gjejmë mënyra të përbashkëta bashkëpunimi në të mirë të arsimit në Kosovë. Mbështetja e zotërit Hoxhaj edhe në kohën sa ka qenë ministër i arsimit, ku kemi pasur dyfishimin e pagave për mësimdhënës, edhe sot, është e mirëseardhur dhe shumë domethënëse për ne.”, ka thënë Jasharaj.
Në fund, kryetari Hoxhaj ka thënë se idea e lirisë ka lindur shpeshherë në zemrat e nxënësve dhe mësimdhënësve dhe sot është pranë një sindikate, pranë mësimdhënësve, duke u uruar shëndet gjatë kësaj periudhë të pandemisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë