LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takon ish-sekretarin e NATO-s, tregon se në zyrë ai mbanë pikturë me lulëkuqet e Kosovës

Hoxhaj takon ish-sekretarin e NATO-s, tregon se në zyrë ai mbanë pikturë me lulëkuqet e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë në Londër ku ka takuar ish-sekretarin e NATO-s, Lord George Robertson.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka treguar se me George Robertson ka biseduar për kohët e vjetra, dashurinë e tij ndaj Kosovës dhe të ardhmen e saj.


Ai po ashtu ka shpërndarë një fotografi me ish-sekretarin e NATO-s, ku në prapavijë shihet piktura me lulëkuqe, e dhuruar nga nxënësit e shkollës së Poklekut.

“Edhe pas kaq vitesh vazhdon të jetë i mishëruar me fatin e Kosovës, Lord George Robertson, ish-sekretar i NATO-s, që bëri gjithçka për çlirimin tonë në një nga periudhat më kritike për Kosovën.

Sot, ishte kënaqësi e madhe që e takova në Londër dhe biseduam për kohët e vjetra, dashurinë e tij ndaj Kosovës dhe të ardhmen e saj. Ishte ndjenjë e veçantë kur pash që në zyrën e tij është e varur një pikturë e punuar me lulëkuqet e Kosovës, e dhuruar nga nxënësit e shkollës së fshatit Poklek”, ka shkruar ish-ministri i jashtëm i Kosovës.

Ndryshe, lulëkuqja me katër petale është simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë. /Telegrafi/