Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka sqaruar të gjitha zhvillimet që quan në shpalljen e kandidaturës së PDK-së për kryetar të Drenasit.
Në një përgjigje dhënë me shkrim për Kosovapress, kreu i PDK-së ka thënë se ka qenë vendim i Kryesisë qendrore qysh në janar të këtij viti se PDK do të rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave ku qeverisë PDK.
Ai ka thënë se bashkë me deputetin nga Drenasi, Ferat Shala si dhe me kryetarin e degës Sejdi Hoxha, javën e kaluar kanë takuar anëtarët e Kryesisë së Degës së Drenasit dhe i kanë njoftuar edhe zyrtarisht për vendimin për kandidaturën e Ramiz Lladrovit për kryetar.
Ai ka ftuar anëtarë e PDK dhe gjithë qytetarët e Drenasit që ta mbështesin qeverisjen e mirë të PDK në këtë komunë.
“Meqë edhe sot ka interes nga mediat rreth kandidaturës në Drenas të zotit Ramiz Lladrovci, dua ta konfirmoj që javën e kaluar së bashku me deputetin Ferat Shala dhe kryertarin e degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, kemi takuar kryesinë e degës së Drenasit. Degës ia kemi konfirmuar qëndrimin e marr në Kryesinë qenderore të PDK-së të marr në janar për kandidaturën e zotit Lladrovci dhe kjo është temë e mbyllur. Qëndrim të njëjtë dhe të qartë kanë pasur edhe zoti Shala edhe zoti Hoxha në mbështetje të zotit Lladrovci për kryetar të Komunës së Drenasit. Ftoj të gjithë anëtarët e PDK-së dhe qytetarët e Drenasit që të mbështesin qeverisjen e mirë të PDK në Drenas dhe kryetarin Ramiz Lladrovci i cili radhitet si kryetari me performancën më të mirë në vend”, ka thënë Hoxhaj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit