LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj refuzoi pjesëmarrjen në inaugurimin e Osmanit: Nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake

Hoxhaj refuzoi pjesëmarrjen në inaugurimin e Osmanit: Nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj / Foto: Ridvan Slivova

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka refuzuar pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimin të Vjosa Osmanit presidente të Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se e ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak se “Vjosa Osmani nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake”.


“Dje kam pranuar një ftesë nga presidenca për të marrë pjesë në aktivitetin e inagurimit të zonjës Osmani që mbahet sot. Pjesëmarrja ime, si kryetar i PDK-së do të ishte e paevitueshme, sikur të kishim një situatë normale dhe të merituar, ku Hashim Thaçi do ta bënte dorëzimin e detyrës së tij si president i vendit. Sikur opozitarët e deridjeshëm të respektonin shtetin e Kosovës, institucionet e bartësit e tyre, presidentin Thaçi e Kryetarin Veseli, që po e bëjnë një tjetër sakrificë për vendin. Fatkeqësisht, sot, për kryeministër e veçanërisht për presidente, kemi dy figura që jo vetëm karrierën e tyre e kanë ngritur duke e sharë e fyer themeluesin e UÇK-së, por kanë kërkuar edhe shkuarjen e tij në Hagë. Asnjë fjalë e mirënjohje për rolin e tyre. Por, e kundërta, akuza dhe dhunë. Prandaj, refuzova pjesëmarrjen sepse Vjosa Osmani nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai ka shtuar se Osmani e zgjedhur si presidente në një mbrëmje të ftohtë, të mbushur me pazare të minutave të fundit, të cilat, sikur të mos mjaftonin, ishin caktuar që të kryheshin nga njerëz të Listës Serbe dhe struktura të ish-regjimit.

“Tani, për të gjithë, kjo mund të tingëllojë vetëm fjalë dashakeqe, por, koha do ta dëshmojë se realiteti do të jetë shumëherë më i hidhur. Për presidente do të kemi një marionetë të një kryeministri me tendenca autokratë”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj e ka quajtur Osmanin marionetë të kryeministrit Kurti, për të cilin ka thënë se është “me tendenca autokrate”.

“I bindur se derisa idetë qëllimkëqija, joprofesionalizimi, tendencat autokratike të këtij pushteti njëpartiak të dalin në pah, do të jetë vonë dhe tashmë vendit do t’i jetë bërë një dëm i madh, por asnjëherë të mos mendojnë se Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë e heshtur përballë secilit rrezik që pritet t’i kanoset vendit nën udhëheqjen e tyre. Do t’ua përcjellim secilin hap e çdo veprim. Do ju mbajmë përgjegjës për çdo premtim e iluzion të rremë që keni krijuar”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori