Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, nga PDK, ka thënë se Qeveria Kurti nuk do marrëveshje me mësimdhënësit për t’i dhënë fund grevës në arsim, por do nënshtrimin e tyre.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ish-ministri i arsimit Enver Hoxhaj ka thënë se sot u bënë katër javë që kur 320 mijë nxënës dhe 23 mijë mësimdhënës kanë humbur 23 ditë mësimi nga 185 ditë të vitit shkollor.
“Një humbje e madhe me pasoja shumëdimesionale për shoqërinë dhe performancën pedagogjike të nxënësve! Dhe krejt kjo për një arsye të vetme: mungesën e një vullneti politik qeveritar për të ofruar një zgjidhje për mësimdhënësit! Është jetike për çdo nxënës dhe për gjithë Kosovën arritja e një marrëveshjeje mes Qeverisë dhe SBASHK-ut!”, ka shkruar Hoxhaj.
Tutje, Hoxhaj shkroi se PDK ftoi debat parlamentar për të rikthyer nxënësit në mësim dhe për ndërprerjen e grevës, duke mbështetur një zgjidhje e cila është kalimtare, sipas tij.
“Me kokëfortësinë e tyre, Qeveria dhe Kryeministri Kurti nuk po ofrojnë një zgjidhje kalimtare, sepse, jo pse ndjekin një politikë të kursimit, por sepse kanë një politikë të nënshtrimit! Problemi me grevën nuk është çështje e kopracisë financiare, por e mendësisë autoritare. Një mendësi e tillë nuk e sheh dialgun me SBASHK-un si platformë për zgjidhje politike. Ajo nuk i beson kompromisit si mënyrë për të zgjidhur problemet në demokraci, por i beson politikës së nënshtrimit.”, ka shkruar Hoxhaj.
Postimi i plotë i Hoxhajt:
“Greva dhe tejkalimi i inatit e mllefit!
1. Sot u bënë katër javë që kur 320 mijë nxënës dhe 23 mijë mësimdhënës kanë humbur 23 ditë mësimi nga 185 ditë të vitit shkollor! Deri më sot janë humbur mbi 2.100.000 orë pune për mësimdhënësit e orë mësimi për nxënës.
2. Një humbje e madhe me pasoja shumëdimesionale për shoqërinë dhe performancën pedagogjike të nxënësve! Dhe krejt kjo për një arsye të vetme: mungesën e një vullneti politik qeveritar për të ofruar një zgjidhje për mësimdhënësit! Është jetike për çdo nxënës dhe për gjithë Kosovën arritja e një marrëveshjeje mes Qeverisë dhe SBASHK-ut!
3. PDK ftoi debat parlamentar për të rikthyer nxënësit në mësim dhe për ndërprerjen e grevës, duke mbështetur një zgjidhje e cila është kalimtare! Ajo do të kushtonte më pak se 3 milionë euro në muaj për të gjithë mësimdhënësit, duke ofruar një rritje shtesë në përputhje me rritjen e inflacionit! Për të gjithë ata që janë në administratë zgjidhja do të kushtonte afërsisht 23 milionë euro. Ligji për Pagat është zgjidhja afatgjatë, e jo zgjidhja kalimtare! Por, rezoluta jonë dhe zgjidhja e sygjeruar nuk u pranua nga shumica në Kuvend. Jo për shkak të fuqisë së argumentit, por si refleks i nevojës për të nxjerrë jashtë inatin, të cilin e kanë brenda!
4. Me kokëfortësinë e tyre, Qeveria dhe Kryeministri Kurti nuk po ofrojnë një zgjidhje kalimtare, sepse, jo pse ndjekin një politikë të kursimit, por sepse kanë një politikë të nënshtrimit! Problemi me grevën nuk është çështje e kopracisë financiare, por e mendësisë autoritare. Një mendësi e tillë nuk e sheh dialgun me SBASHK-un si platformë për zgjidhje politike. Ajo nuk i beson kompromisit si mënyrë për të zgjidhur problemet në demokraci, por i beson politikës së nënshtrimit.
5. Ne kemi rritur pagat 85% gjatë qeverisjes sonë, duke rënë ndesh edhe me Fondin Financiar Ndërkombëtar! Nga ajo kohë, pagat nuk janë rritur më, por është rritur në mënyrë dramatike, të shpejtë dhe të vazhdueshme kosto e jetesës! Kjo kërkon masa në përputhje me inflacionin dhe duhet të ketë mbështetje shtesë për mësimdhënësit, duke mbrojtur dinjitetin e tyre!
6. Është jetike që të ndalet fushata e egër dhe e strukturuar e denigrimit të figurës dhe personalitetit të mësimdhënësit. Ata po akuzohen dhe fyhen në mënyrën më të ulët që ka përjetuar ndonjëherë mësimdhënësi shqiptar në Kosovë.
7. Një zgjidhje kalimtare, që është jetike, do ta tejkalonte grevën dhe bllokadën totale, duke i rikthyer nxënësit në shkollë dhe mësimdhënësit në punë! Është me rëndësi kompromisi i cili do t’i jepte fund grevës, duke e tejkaluar egocentrizmin dhe mllefin e papërkulshëm! Kjo zgjidhje politikisht ka qenë e mundur pa hyrë fare në grevë dhe sot është edhe financiarisht e mundur gjithashtu! Pritja deri në miratimin e Ligjit të Pagave është e papërballueshme! Ku ka vullnet, ka natyrisht edhe zgjidhje!”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa