Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nga janari deri në pranverën e vonshme do të jetë një dinamikë e re në dialogun Kosovë-Serbi, me përfshirjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Hoxhaj një deklaratë të tillë e ka thënë gjatë një interviste dhënë Telegrafit më gazetarin Muhamet Hajrullahu.
Ai theksoi se tash e tutje do të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe që nga janari, deri në pranverën e vonë, do të jetë faza dinamike e këtyre bisedimeve – ku në tavolinë do të jenë 10-15 tema të diskutimit.
“Mendoj që askush nuk e di datën e saktë pasi varet nga dinamika. Deri në pranverën e vonë duhet të ketë mbyllje të këtij procesi. Prej janarit do të ketë dinamik tjetër. Çka ka ndodhur deri më tani ka qenë një diplomaci hap pas hapi. Por tash e tutje do të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, potencoi Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj, po ashtu foli edhe për letrën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ku tha se letra flet për një situatë të re në të cilën ndodhet Kosova.

Ai potencoi se kjo letër dërguar Kosovës, nga presidenti i SHBA-së është e rrallë.
Siç tha Hoxhaj, në dialog është krijuar situatë e re, shpejtësi e re si dhe dinamikë e re.
“Mendoj që letra flet për një situatë në të cilën ndodhet Kosova, raporti Kosovë – Serbi, por edhe për rajonin. Kjo letër është e rrallë drejtuar nga Trump. Në letër thuhet që presin një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo tregon që dialogu është prioritet jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë, sepse arritja e kësaj marrëveshje mund të jetë gurëthemeli i paqes në rajon. Është shpejtësi e re, dinamikë e re, situatë e re”, tha ai.
Hoxhaj u shpreh se me përmbylljen e disa temave të rëndësishme në dialog me Serbinë, mund të ketë një përmbyllje historike në Shtëpinë e Bardhë.
“Natyrisht, fakti se si është hartuar letra dhe qëndrimi amerikan se duan marrëveshje historike, ku në letër thuhet se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel do të diskutojmë 10 deri 15 tema të mundshme. Do të ketë çështje të natyrës ekonomike, për të pagjeturit, pasojat e luftës, trashëgimia jugosllave etj. Jam i mendimit që nëse ne arrijmë që t’i përmbyllim disa nga temat kyçe mund të ketë një hartim që përmbyllet me moment historik në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kisha interpretuar, por fakti që në fund të letrës thotë se do ta ftojë presidentin e vendit Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiqin në një ngjarje, atëherë mbetet të shihet”, theksoi Hoxhaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Konfiskohen armë në Ferizaj, 76 vjeçari lirohet nga policia

Parashutistët italianë të KFOR-it kryejnë stërvitje shpëtimi gjatë natës në Kosovë

Punësimet e shqiptarëve, ASH-Sela: Partitë shqiptare të largohen nga qeveria, kryeministri Mickoski rrëzoi Marrëveshjen e Ohrit

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë