LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në Anamoravë: Dy qeveritë e dështimeve nuk e ndërtuan as një autostradë, PDK-ja do ta përfundojë edhe të tretën

Hoxhaj në Anamoravë: Dy qeveritë e dështimeve nuk e ndërtuan as një autostradë, PDK-ja do ta përfundojë edhe të tretën

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka vizituar një pjesë të autostradës së Anamoravës, ku për muaj të tërë kanë ngecur punimet për ndërtimin e saj.

Hoxhaj ka kritikuar ish-qeveritë Kurti dhe Hoti për lënie pas dore të kërkesave të banorëve të Anamoravës dhe nevojave të Luginës së Preshevës për ndërtimin e autostradës, si njërin prej projekteve më të rëndësishme strategjike në këtë pjesë të Kosovës.

“Ish-qeveritë Kurti e Hoti do të mbahen mend vetëm si qeveri të premtimeve dhe dështimeve. As njëra e as tjetra nuk kanë mundur ta përfundojnë qoftë edhe një rrugë magjistrale e lëre më një autostradë. Sot nga afër vizitova pjesë të mbetura në gjysmë të punimeve. Ky projekt i nisur nga PDK-ja ka mbetur ashtu i njëjtë meqë VV e LDK kanë interes për vota e jo për të kryer ndonjë punë”, ka thënë Hoxhaj.


Ai ka theksuar se në periudhën kur ka qeverisur PDK-ja në Kosovë janë ndërtuar dy autostrada të mëdha, Rruga e Kombit dhe autostrada “Arbën Xhaferi” dhe se sapo ta marrë drejtimin e qeverisë, do ta përfundojë ndërtimin e autostradës së Anamoravës.

“Partia Demokratike e Kosovës gjatë qeverisjes së saj ka investuar në infrastrukturë rrugore, si faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit duke ndërtuar dy autostrada. Ne e kemi nisur edhe ndërtimin e kësaj autostrade dhe do ta përfundojmë pas 14 shkurtit, kur të jemi në krye të qeverisë. Unë i siguroj banorët e Anamoravës dhe ata të Luginës së Preshevës, se projekti i ndërtimit të autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë do të vazhdojë dhe është prioritet i programit tonë sa i përket infrastrukturës”, ka përfunduar Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori