Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, njëherësh zëvendëskryetar i PDK-së, ka reaguar ndaj deklaratave të disa partive politike për vija të kuqe ndaj PDK-së.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se për 20 vite, disa parti janë përpjekur ta ndërtojnë profilin e tyre politikë duke u thirr gjoja si anti PDK, pa i’u ofruar kurrë dhe asgjë qytetarëve e Kosovës.

“Ne këto 20 vite, janë një grup partish politike dhe politikan që janë përpjekur ta ndërtojnë profilin e tyre politikë duke u thirr gjoja si anti PDK, pa i’u ofruar kurrë dhe asgjë qytetarëve e Kosovës. As që bëhet fjalë për të kontribuar diçka në shtet ndërtimin e mundimshëm të shtetit të Kosovës. Sa herë që flitet për zgjedhje të mundshme, ata turren të japin deklarata për PDK-në, por pa i përmendur kurrë qytetarët dhe platformën politike për ta. Ky është mashtrimi 20 vjeçar”, ka shkruar Hoxhaj.

Më tej ka thënë se, partitë që kanë vija të kuqe për PDK, do të përfundojnë  sërish në gjirin e saj.

“Dhe për ironi, ky soji i politikanëve kinse anti PDK dhe që thirren në vija të kuqe, janë të parët që përfundojnë në gjirin e PDK-së dhe në pushtet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Përvoja jonë politike dhe vizioni për Kosovën, të cilin qytetarët i’a kanë besuar PDK-së me vite të tëra, na ka mësuar se vijat e kuqe i vendosin vetëm qytetarët. PDK është e para”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/