Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe zëvendëskryetari i PDK-së, ka festuar sot ditëlindjen e tij.

Bashkëshortja e tij, Remzie Shahini Hoxhaj, ka bërë një befasi për bashkëshortin e saj, Enver Hoxhajn.

Një video e publikuar në faqen zyrtare të Enver Hoxhajt, tregon befasinë dhe urimet që zonja Shahini Hoxhaj e ka bërë ndaj bashkëshortit të saj, zëvendëskryeministrit të Kosovës.

“Faleminderit familjes dhe bashkëpunëtorëve të mi të ngushtë për befasinë e ditëlindjes. Të dielën do ta kemi edhe një festë tjetër, e ajo është fitorja e madhe e Partisë Demokratike të Kosovës! #EnverHoxhaj4 #PDK112”, shkruan në faqen zyrtare të Enver Hoxhajt, të bashkangjitur me një video.