LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Avancimi dhe integrimi i komunitetit rom, prioritet i Qeverisë së Kosovës

Hoxhaj: Avancimi dhe integrimi i komunitetit rom, prioritet i Qeverisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, mori pjesë në shënimin e Ditës së Komunitetit Rom, organizuar nga Zyra e Kryeministrit/ Zyra për Çështje të Komuniteteve.

Duke e vlerësuar këtë si ditë të veçantë për Kosovën, zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se historikisht kanë jetuar për shumë shekuj me komunitetin Rom në Kosovë.


“Kanë qenë pjesë e procesit të lirisë tonë, të shtetndërtimit, të zhvillimeve në vend, të nënshkrimit të Pavarësisë së Kosovë, kanë marrë pjesë në zgjedhje për Parlamentin e Kosovës dhe jemi krenarë që krahasuar me shumë vende në rajon dhe në Evropë, romët si komunitet çdo herë e kanë pasur një zë të fortë në Kuvendin e Kosovës”, tha  Hoxhaj, duke theksuar se ky komunitet çdo herë është përfaqësuar në të gjitha institucionet, në nivelin qendror dhe lokal.

Po ashtu,Hoxhaj, tha se Kosova është vend demokratik dhe multietnik dhe dita e këtij komuniteti është ditë po ashtu për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Hoxhaj, shtoi se për këto 10 vjet ka pasur arritje konkrete për përfshirjen e komunitetit Rom në të gjitha fushat e jetës, përfshirë edukimin, por edhe punësimin, shëndetësinë, mirëqenien sociale dhe një banim të sigurt dhe afatgjatë.

“Kjo ditë nuk duhet të na shërbejë vetëm si ditë e kremtes, por si ditë e përkushtimit për t’i adresuar pritjet e ardhshme që ka komuniteti Rom në Kosovë. Qeveria e Kosovës është pjesë e projektit “Integrimi i Romëve 2020”, që financohet nga Komisioni Evropian dhe ftoj të gjithë që përmes këtij projekti të bëjmë më shumë për avancimin dhe integrimin e komuniteti Rom në Kosovë”, u shpreh Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori