Nga Korça ku është zhvilluar këtë herë takimi me 12 Prefektët e qarqeve me fokus Paketën e Sigurisë në shkolla, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjeve të gazetarëve lidhur me ngjarjet kriminale në vend.
Ai është pyetur mbi aksionin e fundit të policisë në Shkodër, duke dhënë disa sqarime, ndërsa sa i përket Masakrës së Dobraçit me 4 viktima, deklaroi se do të kemi shumë shpejt arrestime dhe emrat e autorëve.
“Kemi patur raste dhe ngjarje kriminale me pasojë vdekjen. Policia në bashkëpunim me prokurorinë e SPAK po heton këto ngjarje. Dje në Shkodër u zhvilluan kontrolle ndalime e shoqërime të cilët janë të implikuar në ngjarje të rënda kriminale. Për emra duhet të presim deklaratat shumë shpejt, edhe për emrat e implikuar në ngjarjen e Dobraçit”, tha Hoxha.
Sa i përket çështjes së sigurisë në shkolla dhe alarmit të ngritur pas rasteve të shtuara të ngjarjeve ku të miturit përdorin thika gjatë konflikteve mes tyre, Hoxha tha se vendosja e kamerave do të përmirësojë situatën.
“Çështje për të cilën kam ushtruar rëndësi të veçantë është paketa e sigurisë në shkolla. Sot në Fier kemi patur një ngjarje e cila nga policia u identifikua dhe u zbulua në momentin më të shpejtë. Kryeministri është tashmë në një konsultim publik për këtë çështje. Shumë shpejt qeveria do aplikojë smartcity e cila do rrite sigurinë në shkolla Roli i policisë dhe stafit pedagogjik për të patur ambient të sigurtë është i rëndësishëm. Modeli që ndjekin nxënësit është i rëndësishëm”, u shpreh ministri i Brendshëm.
Më tej ai u ndal tek procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të Komisariateve në qarqe, ku e kanë fituar të drejtën 102 prej kandidatëve që kanë mundur të sigurojnë mbi 70 pikë.
“Procesi vijon. Shumë shpejt do të kemi 48 oficerë policie në drejtim të komisariateve. Nuk është bërë renditje qe kategorizon 48 të parët. Do jetë si ajo me drejtorët e qarqeve”, sqaroi Hoxha./A2CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë