LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Pres që raporti i Komisionit Evropian të jep vlerësim për viza

Hoxha: Pres që raporti i Komisionit Evropian të jep vlerësim për viza

Komisioni Evropian, sot do të publikojë dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për shtetet e Ballkanit Perëndimorë.

Raporti në tërësi do të përmbajë vlerësime për ecurinë e reformave në vendet e Ballkanit.


Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës si pika kyçe do të mbeten lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i drejtë i gjykatave.

Lidhur me pritshmëritë e këtij raporti, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë për Telegrafin se nga ky raport pret që të merr vlerësim për viza.

“Pres vlerësim për viza, se ato padrejtësisht na mohohen sepse e kemi kryer punën tonë, vlerësim për fuqizimin e sundimit të ligjit, reformat e deritashme si dhe vërejtjet me rekomandim për ecje përpara”, ka thënë Hoxha.

Komisioni Evropian sot publikon raportin për Kosovën
Lexo po ashtu Komisioni Evropian sot publikon raportin për Kosovën

Ministrja tutje ka shtuar se pret që ky raport të jetë pozitiv, dhe më i mirë se i vitit të kaluar.

“Raporti për vendin pres të jetë pozitiv, më i mirë se i vitit të kaluar sepse kemi rezultate të prekshme dhe të konfirmuara. Sfidat i kemi evidentuar edhe ne gjatë punës tonë dhe ato pres të evidentohen edhe në këtë raport. Pra, sigurisht që do të ketë edhe kritika/rekomandime për reformat dhe punët që duhet të kryhen”, ka deklaruar Hoxha.

Ndryshe në raporti i progresit për vitin 2018 për Kosovën kishte vënë në pah më shumë ngecje se përparime në vendin tonë.

Ky raport pati rekomanduar që Qeveria dhe Kuvendit “t’i shtyjnë përpara reformat që lidhen me BE-në, t’i vë ato prioritet dhe të ndërtojë konsensus në çështjet strategjike për Kosovën.

Po ashtu në raportin e vitit 2018 është thënë qartë se përveç reformave në gjyqësor është edhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi, që ndërmjetësohet nga BE-ja që prej vitit 2011. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori