LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Përkrahja japoneze e nevojshme për zbatimin e MSA-së

Hoxha: Përkrahja japoneze e nevojshme për zbatimin e MSA-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Austri, jorezident për Kosovën, Kiyoshi Koinuma si dhe sekretarin e Ambasadës japoneze, Mitsunori Ogasawara, me të cilët diskutoi për procesin integrues euro-atlantik.

Hoxha në takim me ambasadorin Koinuma theksoi rëndësinë e zbatimit të MSA-së, reformat juridike, ekonomike si dhe sundimin e ligjit.

“Përkrahja që i vjen vendit tonë nga Japonia, është shumë e vlershme për vendin tonë, ngase, mbështesin fuqishëm procesin integrues evropian, në veçanti zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe Agjendën Evropiane të Reformave”, theksoi Ministrja Hoxha, për këtë, ka shtuar ajo, ne jemi mirënjohës dhe falënderues.


Ambasadori i Japonisë,  Kiyoshi Koinuma vlerësoi zhvillimet dhe proceset pozitive në vend, në veçanti reformat të cilat do të jenë thelbësore në lëvizjen përpara të procesit integrues, fuqizimin e sundimit të ligjit si dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Bashkëpunimi sipas Ambasadorit Koinuma, do të jetë edhe më i fuqishëm kur në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, ngase Japonia pritet të hap edhe Ambasadën në Republikën e Kosovës, ku vëmendjen e veçantë do ta ketë bashkëpunimi ekonomik, gjë të cilën Ministrja Hoxha e vlerësoi thelbësor në proceset aktuale ndërshtetërore.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori