Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vizituar kompaninë e produkteve të qumështit dhe akulloreve Magic Ice.
Sipas njoftimit për media Hoxha u takua me pronaren e kësaj kompanie, Suzana Kadriu-Aliu, e cila udhëheqë me këtë kompani tash e disa vjet. Ajo u shpreh se gratë kanë një rol shumë të fuqishëm në biznes dhe se duhet një përkushtim i madh për fuqizimin e këtyre grave në biznes.
“Suzana është një nga menaxheret më të suksesshme gra dhe me të vërtetë është një motivim për ne gratë që kemi detyra publike apo funksione publike që ti vizitojmë këto kompani për shkak të motivimit që marrim kur i vizitojmë dhe e shohim suksesin e grave dhe këtyre kompanive. Sot vizitova edhe prodhimin ku me të vërtetë është një nder i madh ta vizitojë këtë kompani, por në anën tjetër gjithashtu të jem dëshmitare e një kualiteti të lartë të prodhimeve vendore në këtë kompani”, tha Hoxha.
Me këtë rast ministrja në detyrë u ka bërë thirrje qytetarëve që të konsumojnë prodhime vendore, pasi që vlerëson se kualiteti i prodhimeve është i standardeve evropiane.
“Bëj thirrje për qytetarët që mos të konsumojnë produkte të huaja, por të konsumojnë produkte vendore, sepse kemi produkte që fare lehtë konkurrojnë me prodhimet e vendeve anëtare të BE-së dhe pse mos t’i fuqizojmë gratë apo kompanitë sikur që edhe zonja Suzana i menaxhon. Gjithashtu edhe t’i promovojmë prodhimet e Republikës së Kosovës. Ishte nder të njoftohem me zonjën Suzana ku në kompaninë që kjo drejton, gruaja ka një rol të fuqishëm jo vetëm kjo si menaxhere që i fuqizon gratë e tjera por gjithashtu edhe e mirë e kësaj është që këtyre grave u janë besuar detyra shumë të rëndësishme”, tha ajo.
Ndërsa pronarja e kompanisë Magic Ice, Suzana Kadriu-Aliu, tha se ajo si udhëheqëse e këtij biznesi, i jep shumë rëndësi avancimit dhe fuqizimit të grave që punojnë në këtë ndërmarrje, duke shtuar se gruaja është një shtyllë e shtëpisë shoqërisë.
“Magic Ice bën prodhimin e produkteve të gjitha prodhimeve të qumështit dhe akulloreve të gjitha llojeve. Unë si drejtuese e kompanisë i jap shumë rëndësi avancimit dhe fuqizimit të gruas pasi që siç e dimë gruaja është shtyllë e shtëpisë dhe e shoqërisë. Gratë i kryejnë punët me shumë nder dhe përkushtim. Me gra deri sot më ka ra rasti me pas punë në momentin që i kam dhanë grave një detyrë në atë moment nuk kam pas nevojë me u brengos se a ka me u krye ajo punë apo jo”, tha Kadriu-Aliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës