Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara.
Hovenier theksoi se përfshirja e grave ndikon në rezultate më të qëndrueshme dhe paqe më afatgjatë.
Ai potencoi se mos përfshirja e grave në proceset e paqes dhe negociatave, është një çështja fundamentale e barazisë dhe mundësive të barabarta.
Këto u thanë nënë panelin e diskutimit në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, derisa u fol për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në proceset e dialogut dhe paqe bërjes.
“E kemi një letër nga presidenti Biden dhe ai ka thënë se “mikja ime dhe ish sekretarja e shtetit Madeline Albright ka thënë një herë se shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara”. Ky është përfundimi i citatit. Kjo është e rëndësishme që gratë nëse nuk i përfshijmë gratë në proceset e paqes dhe të negociatave, është një çështje fundamentale e barazisë dhe mundësive të barabarta sepse jemi duke e lënë anash 50 për qind të popullatës, por po ashtu do të kemi një mundësi më të pa aftë…Do të vazhdoj të citoj presidentin Biden si një diplomat…”Shoqëritë janë më të barabarta kur kemi një barazi gjinore. Sepse kur gratë janë të përfshira atëherë kemi në paqen dhe mbajtjen e paqes, atëherë kemi edhe rezultate më të qëndrueshme dhe kemi paqe më afatgjatë. Thjeshtë statuti i grave dhe i vajzave dhe stabiliteti i një shteti janë të lidhura ashtu’…Prej vitit kur është miratuar (Rezoluta) 1325 tani jemi në 2024, shifrat që i kam nga 2022, gratë kanë qenë vetëm 16 për qind (pjesë) e proceseve të paqes, të udhëhequra apo bashkë të udhëhequra nga UK-ja…Gjatë diskutimeve i shoh gjithë ato foto nga takimet për dialogun të mundësuar nga BE dhe shoh një mungesë të theksuar të përfaqësimit gjinor”, tha Hovenier.
Ndërkaq, ish ministrja për Dialog, Edita Tahiri theksoi se Kosova është i vetmi vend që ka pasur një grua në konferencën për paqen në Rambuje, ku është vendosur për paqen.
Tahiri tregoi përvojën e saj në porceisn e dialogut, për çka tha se Kosova artiti të ketë një kryenegociatore për dialog në Bruksel, derisa Serbia nuk e kishte.
Ajo tha se kur flet për nën përfaqësimin dramatik të grave në proceset e paqes, gjithmonë e bënë një veçim për vendin tonë.
Tahiri tha se mos fuqizimi i grave në politikë ndërlidhet drejtpërsëdrejti me mos pjesëmarrjen më të madhe të grave në proceset formale të paqes.
Sipas saj, të jesh në gjendje që të përzgjedhësh apo të nominohesh për të marrë pjesë në një tryezë formale si grua, duhet të kesh fuqi politike.
“Në këtë pasqyrë të tmerrshme të diskriminimit të grave dhe botës Kosova bën dallim. Kosova është i vetmi vend që ka pasur një grua në konferencën për paqen në Rambuje ku është vendosur për paqen…Ne kemi pasur negociata të mira me aleatët tanë strategjik amerikanët, të cilët vendosën që të përdorin forcën përmes NATO-s të bombardojnë Serbinë për të ndalur gjenocidin në vendin tonë. Ne ia dolëm që ta lëmë forcën hapur për pavarësi dhe unë ish e vetmja grua në mes 15 burrash. Kosova pra ishte ndryshe. Kosova ka pasur një grua kryenegociatore për dialog në Bruksel, Serbia nuk e kishte. Pra, kur flas për nën përfaqësimin dramatik të grave në proceset të paqes, gjithmonë e bëjë një veçim të vendit tonë të ri…Pse nuk shohim më shumë gra në procese formale të paqes, kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me mos fuqizmin të grave sa duhet në polikë. Sepse të jesh në gjendje që të përzgjedhësh apo të nominohesh për të marrë pjesë në një tryezë formale si grua duhet të kesh fuqi politike”, theksoi Tahiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit