LAJMI I FUNDIT:

Hov i madh i rritjes së turizmit në Pejë – hapen dhjetëra biznese hotelerie

Hov i madh i rritjes së turizmit në Pejë – hapen dhjetëra biznese hotelerie

Zhvillimi i turizmit dhe ardhjet e mëdha të vizitorëve në qytetin buzë Grykës së Rugovës, ka ndikuar direkt edhe në hapjen e dhjetëra bujtinave në qytetin e Pejës, duke i dhënë kështu një ‘infuzion’ zhvillimit ekonomik të këtij qyteti.

Trendi i rritjes së vizitorëve sipas të dhënave zyrtare, ka një rritje me 31 për qind nga viti në vit, ku vetëm në vitin 2018 Pejën e vizituan mbi 75 mijë turistë.

Sipas drejtoreshës së Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës, Xhenet Syka, janë mbi 130 mijë fjetje që janë regjistruar nëpër bujtinat, hotelet dhe hostelet e qytetit perëndimor të Kosovës.


“Rritja e turizmit në Pejë po ndodhë më hapa shumë të shpejtë, ku nga viti në vit kemi një rritje prej 31 për qind të numrit të vizitorëve. Derisa, trendi i rritjes së numrit të fjetjeve është 15.6 për qind”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, këto shifra janë tregues pse pejanët po shfaqin interesim në hapjen e hoteleve, bujtinave dhe restoranteve.

“Sa i përket vizitave, gjermanët prinë për nga numri i turistëve që vizitojnë Pejën, të përcjellë nga anglezët, austriakët, italianët, zviceranët, por që nuk mungojnë edhe vizitorët nga shtetet aziatike dhe ata përtej oqeanit – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)”, ka theksuar Syka.

Ndryshe, oferta turistike e Pejës bëhet interesante dhe e veçantë për shkak të Grykës së Rugovës, e cila mbetet njëra nga margaritarët e Bjeshkëve të Nemura, e që nxit dëshirën e turistëve për t’i kaluar ditët në këto hapësira të mrekullueshme.

Një segment tjetër që pëlqehet shumë nga vizitorët që kalojnë momentet e tyre në Pejë, është edhe “turizmi i aventurave”, si mundësi për të përjetuar adrenalinën dhe atraksionin në mes të kësaj natyre.

Peja, qyteti që po e rikthen primatin e turizmit në vend – mbi 75 mijë turistë u regjistruan në vitin 2018
Lexo po ashtu Peja, qyteti që po e rikthen primatin e turizmit në vend – mbi 75 mijë turistë u regjistruan në vitin 2018

Shtegu i ngjitjes nëpër shkëmbinj“Via Ferrata”në një anë, dhe “Zip Line”- shtegu i cili kalohet në ajër, përmes një litari metalik, të shoqëruara me ofertën e monumenteve kulturore dhe historike në Pejë, për Virtyt Gacaferrin, udhëheqës i operatorit turistik “Balkan Nature Adventure”, po e kthen qytetin e Pejës në një oazë të turizmit në Kosovë.

Objektet e trashëgimisë shpirtërore dhe historike, shtoja këtu edhe festivalin e animacionit Anibar, janë pjesa tjetër e ofertës kulturore që e ofron Peja, e cila grumbullon vizitorë nga vende të ndryshme të botës, e të cilët janë në kërkim të gjërave të reja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori