LAJMI I FUNDIT:

Hotit i ndërpritet fjalimi në tryezën për dialog nga aktivistet e PSD-së

Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti i është ndërprerë fjalimi gjatë tryezës ku po flitet për dialogun me Serbinë.

Aktivistet e PSD-së, Teutë Rrusti dhe Natyra Kuçi kanë hedhur fletushka në drejtim të Hotit, derisa në sallë u dëgjuan edhe fishkëllima të shumta, transmeton Telegrafi.


“Dhuna në familje është duke u rritë, ju nuk keni thënë asnjë gjë për këtë. Po flisni për pandeminë, e gratë po rrezikohen nga burrat. Atyre po iu mohohet e drejta e jetës. Për këtë arsye kemi vendosur që të ju ndërprejmë fjalën”, tha Teutë Rrusti.

Pas kësaj, kryeministri Hoti tha se nuk është vendi për veprime të tilla, teksa shtoi se është e drejtë e tyre nëse duan të veprojnë ashtu.

Hoti u tha aktivisteve të PSD-së se e kanë gjetur njeriun e gabuar, pasi është në anën e grave.

“Nuk e gjeni një person tjetër që i mbron me më vendosmëri të drejtat e grave…  a dëshironi me ndëgju deklarata a veprime të institucioneve në këtë drejtim… të gjitha keni me i ndëgju…”, u shpreh Hoti, duke shtuar se është në anën e grave.

Ndryshe, pas kësaj Hoti ka vazhduar fjalimin dhe diskutimin për marrëveshjen e arritur në Washington. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori