Hoti viziton nesër Tiranën, Rama e pret në Pallatin e Brigadave

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do ta vizitojë nesër Shqipërinë.
Hoti do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 09:30, te Pallati i Brigadave.
Kreu i qeverisë së Kosovës, ka në agjendë takime me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.
Vizita e Hotit në Tiranë, pason atë të kryeministrit Edi Rama në Prishtinë, vetëm një ditë më parë, thuhet në njoftim.
Rama shkoi në Prishtinë, në lidhje me aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Special ndaj Hashin Thaçit dhe Kadri Veselit, për krime lufte, për të biseduar nga afër me krerët e politikës së Kosovës.
Nga
Telegrafi
01/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































