LAJMI I FUNDIT:

Hoti pret heqjen e vizave gjatë kryesimit të BE-së nga Gjermania

Hoti pret heqjen e vizave gjatë kryesimit të BE-së nga Gjermania

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se pret që të ndodhë liberalizimi i vizave, gjatë kryesimit të Presidencës së BE-së nga Gjermania.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se i jemi shumë mirënjohës Qeverisë gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerim të BE-ë.

“Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës! I jemi shumë mirënjohës Qeverisë Gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës! #EU2020DE”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/