LAJMI I FUNDIT:

Hoti i përmbledh rezultatet e Samitit të Berlinit në tri pika

Hoti i përmbledh rezultatet e Samitit të Berlinit në tri pika

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se rezultatet e Samitit të Berlinit mund të përmblidhen në tri pika.

Sipas tij, arritura me e madhe, është eliminimi i idesë së për korrigjim te kufirit, ndërsa përmend edhe disiplinimin e liderevë të cilat sipas Hotit, diskursi për nxitje të luftës ishte bërë i përfitshëm.

Hoti thekson se marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet me dialog transparent dhe gjithëpërfshirës.


Postimi i plotë:

Rezultatet e Samitit te Berlinit besoj se mund te përmblidhen në këto tri pika.

E para, dhe besoj se është e arritura më e madhe, është eliminimi i idesë së Thaçit, Vuçiçit dhe Ramës për korrigjim të kufirit.

E dyta, disiplinimi i liderëve të të dy shteteve. Kjo është e rëndësishme sepse në muajt e fundit gjuha luftënxitëse filloi të bëhet diskurs i përditshëm. Besoj se e kanë marrë mesazhin të dy shtetet se dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

E treta, marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet me dialog transparent dhe gjithëpërfshirës. Çdo format tjetër i dialogut nuk siguron marrëveshje të pranueshme dhe të implementueshme në praktikë. /Telegrafi/