LAJMI I FUNDIT:

Hoti: LDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga koalicion qeverisës dhe PSD-ja

Hoti: LDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga koalicion qeverisës dhe PSD-ja

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas mbledhës së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk merr pjesë më seancën e sotme të Kuvendit, të thirrur nga koalicioni qeverisës dhe PSD.

“Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është përpjekje e kotë e qeverisë pa legjitimitet, që tash e ka marrë prapa edhe PSD-në” ka thënë Hoti, në një postim në Facebook.

Ai më tek ka thën se “Draft-rezoluta është përpjekje e dështuar e PSD-së për të mbuluar koalicionin e fshehtë me koalicionin PAN”.


“Duhet ta kenë të qartë të gjithë se dialogu nuk mund të zhvillohet nga ata që nuk kanë legjitimitet. Duhet legjitimim para qytetarëve para dialogut”.

“Po ashtu, PAN dhe partneri i tyre PSD duhet ta kenë të qartë se platformë e vetme për dialog është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Ndërkaq, ekipi i dialogut përbëhet nga qeveria legjitime që merr mbështetjen e qytetarëve”.

Hoti ka thën se LDK-ja nuk merr pjesë në këtë seancë.

“Vlerësojmë se PSD tash ka dalë kundër parimeve që e gjithë opozita është dakorduar më 12 shtator 2018, në letrën e përbashkët dërguar znj.Mogherini. Në atë letër ceken tri gjëra: (1) se qeveria nuk ka legjitimitet, (2) Platforma aprovohet me 2/3 e votave të deputetëve, dhe (3) Ekipi dialogues udhëhiqet nga ata që kanë legjitimitet”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori