LAJMI I FUNDIT:

Hoti kritikon Kurtin: Borrelli dhe Lajçaku zgjeruan kompetencat e Asociacionit në nivel autonomie për serbët e Kosovës

Hoti kritikon Kurtin: Borrelli dhe Lajçaku zgjeruan kompetencat e Asociacionit në nivel autonomie për serbët e Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai ka dështuar në dialog me shtetin serb.

Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se me dy ndërmjetësuesit për dialog Josep Borrel dhe Mirolsav Lajçak, kompetencat e Asociacionit janë zgjedhuar në nivel autonomie për serbët në Kosovë, transmeton Telegrafi.


“Po flitet se, krahasuar me ndërmjetësit e mëparshëm, Borell dhe Lajçak nuk arritën asgjë në dialog gjatë mandatit të tyre që mbaron në maj. Por, për fatin e keq të Kosovës, e vërteta është krejtësisht ndryshe:

1. Baronesha Ashton arriti marrëveshjen e vitit 2013, ku parashihej një asociacion me kompetenca deri në vijën e atyre ekzekutive, e cila u ratifikua në Kuvendin e Kosovës dhe mundësoi, me gjithë vështirësitë në zbatim, shtrirjen e institucioneve të shtetit të Kosovës në veri;

2. Zonja Mogerini arriti marrëveshjen e vitit 2015 për parimet e themelimit të asociacionit, por Kryeministri Mustafa u sigurua që kompetencat e asociacionit të jenë në përputhje me Kushtetutën, duke marrë miratimin e Gjykatës Kushtetuese para se statuti i asociacionit të fuqizohej;

3. Ndërsa, Borrell dhe Lajçak, me Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, arritën që kompetencat e asociacionit t’i zgjerojnë në nivel autonomie-‘vetëmenaxhimi’ për serbët e Kosovës, si dhe formalisht i dorëzuar Qeverisë së Kosovës draft statutin e asociacionit, i cili i referohet Rezolutës 1244, i zyrtarizon strukturat paralele në arsim e shëndetësi për disa vite, vendos arbitrazhin mbi Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës etj”, shkruan Hoti.

Mes tjerash, Hoti thotë se qeveria nuk ka dëgjuar as aleatët kryesor.

“Për fatin e keq të Kosovës, mungesa e vetëdijes dhe përvojës shtetërore nga Qeveria e Kosovës, duke mos u dhënë hapësirë në këtë proces ekspertëve, duke mos dëgjuar këshillat e aleatit kryesor, duke mos ofruar transparencë të procesit për opozitën për të marrë me kohë vërejtjet dhe sugjerimet, i dhanë të mbrapshtën dialogut”.

Sipas Hotit, mbështetja nga aleatët për Kosovën nuk ka qenë asnjëherë më e ulët se tani.

“Kjo sigurisht nuk mundëson asnjë lloj marrëveshje të mirë për Kosovën në dialog apo në çfarëdo procesi euro-integrues. Si rezultat, dialogu është zhvendosur nga një proces “me njohjen në qendër” që mbështetej nga letrat e liderëve kryesorë perëndimorë, në një proces “me asociacionin në qendër e i orientuar në menaxhimin e krizave”.

Për fatin e keq të Kosovës, derisa në qeveritë paraprake integrimi i Kosovës ka qenë i përcaktuar nga reformat e Kosovës të parapara nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit e Qeverisë Mustafa, tani obligimet e Kosovës nga Marrëveshja e Brukselit/Ohrit janë vendosur si kritere në procesin e integrimit evropian të Kosovës”, ka potencuar ai.

Hoti shkruan se “për fatin e keq të Kosovës, tani është krijuar një status quo e re në dialog”.

“Qeveritë e ardhshme duhet të përballen me pasojat, të kthejnë mbështetjen nga aleatët dhe të ri-nisin dialogun për njohje”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori