LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kosovës i mungojnë gjysmë miliard euro investime kapitale

Hoti: Kosovës i mungojnë gjysmë miliard euro investime kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se ekonomisë së vendit tonë i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale.

Hoti me anë të një reagimi publik në Facebook, është shprehur se Qeveria Kurti ka performacë të dobët në ekonomi.

“Performancën e dobët në ekonomi të kësaj qeverie e dëshmojnë këto të dhëna. Shpenzimet për çështje ekonomike gjatë vitit 2022 kanë rënë dukshëm krahasuar me vitin 2019, që është viti para pandemisë. Kjo e fakton argumentin se ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale, të cilat kanë prodhuar efekte multiplikuese negative në të ardhura dhe rritje ekonomike”, ka shkruar Hoti, përcjell Telegrafi.


Ish-kryeministri i vendit ka shtuar se matur në periudha tremujore, ekonomia e Kosovës ka pasur trend rënës.

​Rukiqi për mungesën e investimeve kapitale: Asnjë projekt nga Qeveria Kurti që do të ndikonte në rritjen ekonomike të vendit
Lexo po ashtu ​Rukiqi për mungesën e investimeve kapitale: Asnjë projekt nga Qeveria Kurti që do të ndikonte në rritjen ekonomike të vendit

“Kjo është arsyeja që rritja ekonomike, matur në periudha tremujore, ka qenë me trend rënës nga tremujori i dytë i vitit 2021, që është koha kur kjo qeveri ka nisur punën. Dorëheqja është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi
A ka të drejtë Trump kur thotë se SHBA përballet me tregti të padrejtë?

A ka të drejtë Trump kur thotë se SHBA përballet me tregti të padrejtë?

Botë
Kalo në kategori