Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka kontaktuar grupet parlamentare për diskutuar rreth çështjes së buxhetit të vitit 2021.
Hoti thotë se është në pritje të përgjigjes, ndërkohë që ai thekson se presin bashkëpunim nga të gjithë rreth kësaj çështjeje.
“Unë kam kontaktuar grupet parlamentare po pres sot përgjigje nëse ka gatishmëri për këtë çështje dhe besoj që gjatë ditës do të definohet kjo çështje”, tha Hoti gjatë vizitës që kishte në Handikos.
Në rast se do të ketë kërkesa për ndryshim të buxhetit në linjat e ndryshme, atëherë një gjë e tillë Hoti thotë se e mirëpret duke theksuar se buxheti është shteti e jo i qeverisë.
“Kemi qenë gjithmonë të hapur t’i konsiderojmë të gjitha kërkesat e grupeve parlamentare sepse buxheti nuk është i qeverisë, buxheti është i shtetit të Kosovës dhe duhet të adresojë gjitha nevojat që ka shtetit”, deklaroi Hoti.
Hoti është pyetur edhe se nga cilat grupe parlamentare pret më shumë bashkëpunim, me ç’rast ai tha se pret bashkëpunim nga të gjitha grupet parlamentare pa përjashtim.
Ai shtoi edhe se nuk duhet të hyhet në janar pa miratimin e buxhetit. Madje ai u bëri thirrje grupeve parlamentare që të shohin draft buxhetin i cili është në Kuvend e për të cilin mund të japin dhe sugjerime.
“Presim nga të gjitha grupet parlamentare pa asnjë përjashtim. Jemi në një situatë tani specifike, në prag të zgjedhjeve, nuk është mirë të hyhet më në janar pa buxhet të miratuar. Një draft-buxhet i përgatitur në mënyrë më të mirë mundshme është në Kuvend. Le të urdhërojnë grupet parlamentare nëse kanë sugjerime të ndryshme për të bërë ndryshime në atë draft buxhet dhe ta miratojnë”, deklaroi ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës