Hoti: Koalicioni PAN po e përdor buxhetin për pazare me PSD-në, vetëm të qëndrojnë në pushtet

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar partitë në pushtet, në lidhje me votimin e buxhetit për vitin 2019.
Hoti ka shkruar në rrjetin social facebook, se koalicioni PAN po e përdor buxhetin për pazare politike me PSD-në, vetëm për të qëndruar në pushtet.
“Koalicioni PAN bënë pazar politik me 2.3 miliard euro të buxhetit të shtetit për të qëndruar në pushtet Është hera e parë që nis viti pa buxhet të miratuar (përjashto vitin 2011 kur nuk ka pasur Kuvend për shkak të zgjedhjeve të dhjetorit 2010). Fatkeqësisht, koalicioni PAN po e përdor buxhetin e qytetarëve për pazare politike me PSD-në, vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet. Kjo është e vërteta”, ka shkruar Hoti në facebook.
Postimi i plotë:Koalicioni PAN bënë pazar politik me 2.3 miliard euro të buxhetit të shtetit për të qëndruar në pushtet Është hera e parë që nis viti pa buxhet të miratuar (përjashto vitin 2011 kur nuk ka pasur Kuvend për shkak të zgjedhjeve të dhjetorit 2010). Fatkeqësisht, koalicioni PAN po e përdor buxhetin e qytetarëve për pazare politike me PSD-në, vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet. Kjo është e vërteta. Buxheti edhe ashtu ka shumë probleme, siç janë: - shpërndarja e investimeve kapitale nëpër komuna mbi baza politike, - rritja enorme prej 27% e shpenzimeve për mallra, - ulja e investimeve kapitale që mbulohen nga të hyrat e rregullta, - mos reflektimi në buxhet i disa ligjeve që kanë implikime buxhetore etj. Me këto pazare politike vetëm sa zgjatet agonia institucionale që ka kapluar vendin me greva në shumë sektorë. LDK-ja nuk bëhet pjesë e kësaj maskaradë, e cila duhet marrë fund sa më parë.





















































