LAJMI I FUNDIT:

Hoti flet për dialogun Prishtinë-Beograd, Vasfije Krasniqi e pyet se çfarë do të bëjë lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë

Hoti flet për dialogun Prishtinë-Beograd, Vasfije Krasniqi e pyet se çfarë do të bëjë lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës, Vasfije Krasniqi Goodman i ka reaguar në një postim kandidatit për kryeministër Avdullah Hoti, i cili ka thënë se qeveria e re e Kosovës do të koordinohet me partnerët ndërkombëtar për largimin e pengesave në dialogun me Serbinë.

Në një postim në Twitter, Krasniqi Goodman pyet Hotin se çfarë do të bënte ai si kryeministër i ri për të mbajtur përgjegjës qeverinë e Serbisë për krimet e luftës të kryera në Kosovë.


“Unë do të doja të di se çfarë ju do të bëni si kryeministër i ri për të mbajtur përgjegjës qeverinë serbe për krimet e rënda të luftës të kryera në Kosovë”, shkruan ajo. /Telegrafi/

“Qeveria e re e Kosovës do të koordinohet me partnerët për të larguar pengesat në dialog. Vetëm në këtë mënyrë ne do të avancojmë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ta largojmë alibinë e Serbisë për shtyrjen e marrëveshjes për njohje reciproke”, shkruan Hoti. /Telegrafi/