Hotelierët kërkojnë shtyrje të zbatimit të Ligjit kundër duhanpirjes

Së pari fushatë dhe pastaj zbatim të Ligjit kundër duhanpirjes, kërkuan hotelierët në takimin me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.
Siç informoi sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmisi, javën e ardhshme ka shumë të ngjarë të mbahet një takim tjetër, në të cilin do të jenë të pranishëm si ai, ashtu edhe ministri i Shëndetësisë, dhe do të shqyrtohen të gjitha mundësitë.
Durmishi nuk tha nëse është e mundur të zgjatet zbatimi i Ligjit, i cili supozohet të fillojë më 1 mars, por theksoi se qëllimi është të kujdeset për shëndetin publik.
Në takimin e ardhshëm, theksoi ai, do të merret vendim që do të pranohet nga të gjithë palët e interesuara, përfshirë hotelierët.
"Dëgjuam vërejtjet e hotelierëve të cilët kërkuan një periudhë të caktuar kohore derisa Ligji të hyjë në fuqi, domethënë, të shkohet së pari me fushatë dhe pastaj me informacion derisa të fillojë zbatimi, në mënyrë që ata të jenë disi të përgatitur. Ne do t'ua përsërisim atyre se cili është qëllimi dhe në fund do të marrim vendim që do të pranohet nga të gjithë palët e interesuara, përfshirë hotelierët", tha Durmishi.
















































