Horoskopi për muajin shtator 2019

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje
Telegrafi sjell përshtatjen e parashikimit të yjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ju ka rezervuar ky muaj.
Shëndeti: Të mundshme pengesat dhe vështirësitë, kujdes nga thyerja e eshtrave.
Dashuria: Ditët e para të pavolitshme të muajit njëherësh do të jenë edhe më erotiket. Meqenëse fytyra dhe sjellja juaj janë shprehje e humorit tuaj, ashtu siç do të përmirësohen gjërat në afarizëm, edhe afshi dashuror do të kalojë nga erotika në romantikë, e cila do të kulmojë në fillim të kohës së pushtetit të Peshores.
Shëndeti: Shumë i mirë, së paku në pjesën e parë të muajit. Në fillim të gjysmës së dytë të shtatorit do të kthehen disa vështirësi kronike, prandaj do të jetë mirë që të shkoni në një kontroll sistematik.
Dashuria: Ju jeni në marrëdhënie idilike me personin e dashur. Demat e lirë sikur nuk kanë kohë për dashuri. Do të jetë më mirë që sa më parë të zgjidhni të gjitha çështjet e hapura me personin e dashur, sepse me hyrjen e Venerës në Peshore, do të ndodhin pengesa të caktuara në sferën e realizimit të lidhjeve ekzistuese. Demat e lirë do të kenë gjasa për njohje dhe lidhje të reja.
BINJAKËT (22.05. - 21.06.) Puna: Në tetë ditët e para të këtij muaji edhe shpirtërisht do të jeni në pushime, shumica jush edhe fizikisht, por nuk do të hyjnë në kontekst të madh pune. Nga 9 shtatori do të vetëdijesoheni për obligimet dhe përgjegjësitë tuaja, ndërkaq nga data 17 deri në fund të muajit, dëshirat tuaja do të jenë të varura nga vendimet e atyre të cilët kanë pozita më të larta se ju. Të tillët satisfaksion të plotë do të presin më 28, 29 shtator, kur do t’u plotësohen kërkesat dhe dëshirat e shumta.
Shëndeti: Shëndeti në pjesën më të madhe të muajit do të jetë i mirë, ndërkaq nga fundi i muajit janë të mundshme vështirësi të papritura, por edhe kalimtare të shkaktuara nga viruset e llojeve të ndryshme më së shpeshti ftohje...
Dashuria: Dashuria ditët e para do të lulëzojë, paralelisht me mungesën e vullnetit për punë. Ashtu siç do të rritet potenciali juaj i punës, po ashtu do të mbetet gjithnjë e më pak kohë për dashuri, gjë që nuk do të thotë që nuk do të jeni të gatshëm për argëtim. Pra, argëtohuni nëse mundeni.
GAFORRJA (22.06. - 22.07.) Puna: Në shtator hyni sa më të qetë dhe mos lejoni të tjerët t’ju provokojnë, edhe pse më së shpeshti askush edhe nuk ju provokon, por atë përshtypje e krijojnë imagjinata dhe ndjeshmëria juaj. Pjesa e dytë e muajit do të jetë më e volitshme për ju, mesi i shtatorit do të jetë periudha juaj shumë cilësore, pas së cilës pason një javë paksa më e keqe në të cilën duhet të kujdeseni se si të ndërtoni marrëdhënie me personat e tjerë, në mënyrë që në fundin e muajit sërish ta prisni më të fuqishëm dhe me kondicion shumë më të mirë se që ka qenë në fillim të muajit.
Shëndeti: I mundshëm kthimi i vështirësive uro-gjenitale në fillim dhe në fund të muajit. Kushtoni kujdes ushqimit.
Dashuria: Edhe situata dashurore do të jetë ngjashëm me baticën dhe zbaticën, mirëpo përgjithësisht shtatori do të jetë muaji i emocioneve të theksuara madje në një mënyrë më të ngrohtë. Mbase vetë fillimi nuk do të jetë edhe aq i ngrohtë dhe i këndshëm, mbase do të mbizotërojë momenti erotik, mirëpo pjesa tjetër e muajit do të jetë krejtësisht e mirë.
Shëndeti: Edhe pse jeni kujdesur mjaft për shëndetin tuaj, ai është krejtësisht në rregull, së paku për shumicën e pjesëtarëve të shenjës suaj. Në pjesën e dytë të muajit janë të mundshme rënie të papritura për shkak të ndikimit të ndonjë virusi, por me preventivë të mirë çdo gjë mund ta pengoni.
Dashuria: Ju hapen mundësi të reja dashurore, njohje të reja. Janë të mundshme mospajtime me partnerin, do të keni ndjenjën që rreth asgjëje nuk mund të merreni vesh. Keni nevojë të madhe për dashuri, por edhe për aventurë. Rreziku është i lejuar dhe i dëshirueshëm!
Shëndeti: Në mesin e muajit do të jeni mjaft i brishtë dhe i lëndueshëm, ndërsa në eshtrat tuaja do të futet ndjenja e peshës dhe e lodhjes. Prandaj kushtoni mjaft kujdes ushqimit të shëndetshëm dhe rekreacionit.
Dashuria: Në dashuri jeni shumë të inspiruar në fillim të këtij muaji dhe në përgjithësi, mjaft mirë po kaloni me partnerin i cili ju përkrah, posaçërisht nëse jeni Peshore e gjinisë femërore. Shfrytëzoni ato ditë për kënaqje, sepse do të arrijë periudhë e tillë në të cilën nuk do të keni kohë për dashuri.
Shëndeti: Në pjesën më të madhe të muajit do të jetë shumë i mirë, ndërsa një pjesë e brengave tuaja për shëndetin më shumë vjen nga ajo që jeni shenjë e kujdesshme, sesa që keni ndonjë arsye për t’u brengosur, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Në dashuri situata është dukshëm e qëndrueshme, mirëpo nuk do të mungojnë as strese të vogla nga fundi i muajit. Deri atëherë kënaquni me ndjenjat e lirisë së pastër, posaçërisht nga 16 shtatori, kur mund të arrihet edhe deri te avancimi i dashurisë.
Shëndeti: Do të jetë në përmirësim e sipër, por mos mendoni që tani nuk keni kurrfarë problemesh.
Dashuria: Këtë muaj do të dëshironi t’i kontrolloni mendimet tuaja më të fshehta, mirëpo edhe mendimet e partnerit. Dhe do të lidheni me të në nivelin më intim. Situatën dashurore do ta turbullojë kalimi i Hënës nëpër shenjën tuaj në fillim dhe në fund të shtatorit, mirëpo shanset dashurore dukshëm janë më të volitshme se ato afariste. Dhe kur tashmë nuk mundeni të kënaqeni në punë, së paku kënaquni në shanset dashurore të cilat jua sjell ky muaj.
Shëndeti: Do të jetë shumë i mirë, mirëpo, meqë edhe çdo gjë tjetër po ecën mirë, atëherë ju gjithmonë shtoni peshë, prandaj kushtoni kujdes kilogramëve të tepërt.
Dashuria: Në harmoni me situatën e volitshme afariste, rrethana të mira do të sundojnë dhe në sferën e dashurisë. Kryesisht falë aspekteve shumë të mira me planetët, midis jush dhe partnerit do të ekzistojë nivel i lartë i mirëkuptimit reciprok dhe simpatisë. Harroni tensionet dhe problemet, kënaquni me personin e dashur.
Shëndeti: Pjesa e parë e muajit do të jetë turbulente për shumicën e pjesëtarëve të shenjave të horoskopit, mirëpo megjithatë, nga fundi i shtatorit ju buzëqesh koha e ndryshimeve të mëdha dhe e momenteve të bukura.
Dashuria: Gjatë gjithë muajit do të ndieni mbushje të shtuar erotike dhe nevojë që të tregoheni si person i cili nuk di vetëm për punë dhe obligime, por gjithësi ka çfarë të tregojë edhe në sferën dashurore. Dikush të cilit po i pëlqeni shumë po përpiqet në çdo mënyrë t’ju detyrojë në mënyrë që të kthejë interesimin tuaj për të.
Shëndeti: Shëndeti do t’i rrezikojë vetëm shprehitë tuaja të dëmshme. Prandaj, sa do të investoni në shëndetin tuaj, aq do t’ju shpërblejë ai.
Dashuria: Në planin dashuror do të jeni të pakënaqur, mirëpo disa prej jush do t’i përdorin edhe disa metoda jokorrekte në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e të tjerëve. Pa marrë parasysh se a ju ka pëlqyer më parë ai person, këtë muaj mund të prisni që një person i gjinisë tjetër do t’ju pëlqejë, edhe pse mbase dikush ju ka nevrikosur më parë.
Shëndeti: Keni shëndet shumë të mirë, kujdes të mos shtoni peshë. Nëse keni prirje për qetësim me ndonjë gotë raki, jini të kujdesshëm.
Dashuria: Situata dashurore ju është shumë e përshtatshme, ndërkaq aspektet janë aq të idealisht të qëndrueshme, sa që duken paksa të dyshimta. Mirëpo, qetësohuni, askush nuk punon pas shpine, ata të cilët ju duan edhe e tregojnë atë, fare nuk aktrojnë. Nëse duhet që të merrni vendime të përbashkëta rreth ndonjë gjëje shumë të rëndësishme e cila ndikon në jetën tuaj të përbashkët, përpiquni që ta bëni atë, mos humbni kohën e vlefshme në mënyrë që më vonë të mos ketë probleme. /Telegrafi/





























































