LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi javor për periudhën nga 27 dhjetor – 03 janar

Horoskopi javor për periudhën nga 27 dhjetor – 03 janar

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.


DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Shikoni se si njerëzit përreth jush presin që të angazhoheni më shumë në fazat tuaja krijuese, mirëpo juve ju mungojnë durimi dhe përqendrimi për t’u marrë me gjëra të mundimshme. Keqkuptimi nga rrethi do t’ju brengosë ca, ama nuk keni nevojë të brengoseni. Nga mesjava do t’ju ndodhin gjëra pozitive dhe të suksesshme. Në fund të javës ju pret një rol aktiv në jetën publike. Kushtojini kujdes takimeve që do t’ju bëjnë të mundshme avancime në nivele të ndryshme.

Shëndeti: Keni nevojë për vitamina, fruta, perime, ushqime të preferuara, ndonjë film i bukur dhe  muzika e shkëlqyeshme do t’ju kthejnë energjinë e duhur.

Dashuria:  Nuk keni nevojë që të merreni me disa situata të parealizueshme apo të këqija nga dashuria juaj e kaluar. Orientimi i gabueshëm lë gjurmë, por edhe pasoja në planet e përbashkëta. Dashuria do të jetë e fuqishme nëse jeni mjaft i sinqertë dhe u besoni ndjenjave intime. Nëse jeni i ri dhe i lirë, ju pret një romancë e re në dashuri. Ju tërheqin kontakte të reja emotive, por ndaj secilit person duhet të tregoheni në pamje tjetër të sjelljeve dhe të shfaqjes së ndjenjave tuaja.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Analizoni më me kujdes çdo gjë që ndodh në skenën afariste, në mënyrë që ta vlerësoni momentin më të mirë për aksion. Perfeksionojeni stilin tuaj të shprehjes, sepse ka momente kur forca e bindjes ka efekt të shumëfishtë. Sekreti i suksesit tuaj fshihet në orientimin e saktë drejt qëllimeve praktike, posaçërisht në pah vihet aftësia juaj për vërejtje të mirë dhe të shpejt kushteve të reja.

Shëndeti: Mos i lejoni vetes të dështoni, kur të ndiheni tepër të lodhur dilni në natyrë dhe shëtitni apo përkushtojuni stërvitjeve fizike.

Dashuria: Nuk dëshironi që dikush t’ju bëjë presion psikologjik apo t’ju irritojë sjellja e partnerit. Keni bindjen që personi i dashur me mjeshtri po shfrytëzon “mënyrën tërthore” që t’i realizojë qëllimet e veta. Në zgjidhjen e dilemave të dashurisë vullneti i mirë, butësia dhe kujdesi janë përgjigjja më e mirë ndaj kurtheve të ndryshme në jetën e përbashkët. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në romancën dashurisë. Mendoni pozitivisht dhe mos lejoni që të bini në gracën e magjepsjes së kënaqësive emocionale. Nëse jeni i ri dhe i lirë, pranojini vardisjen e ndokujt, por edhe përgjigjuni “sinjaleve dashurore”.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Gjatë kësaj periudhe do të gjendeni edhe në udhëkryq të planeve emocionale. Jeni të brengosur për shkak të ngjarjeve të reja në skenën afariste dhe nuk dëshironi që të pajtoheni me standardet e përcaktuara të cilat mbizotërojnë ambientin tuaj. Në këtë javë është e rëndësishme që t’i zgjidhni disa probleme pasurore apo edhe statusore.

Shëndeti: Kushtoni kujdes ushqimit, posaçërisht nëse shkoni në ndonjë ngjarje apo festë.

Dashuria: Në harmoni me orientimin tuaj pozitiv po veproni me shumë krenari dhe po bëni jetë aktive shoqërore. Kërkoni rastin e volitshëm që të realizoni kontakte të reja apo të pazakonshme në dashuri. Përshtypja e parë flet mjaft për humorin dhe qëllimet tuaja të mira. Kohë pas kohe do të veproni se gjoja interesimi juaj emocional për personin e caktuar nuk është i karakterit afatgjatë. Nuk dëshironi që të ngarkoheni me lidhje emocionale dhe kërkoni arsyetime të ndryshme, për ta arsyetuar sjelljen tuaj në situatat delikate. Megjithatë, një person tek ju nxit ndjenja të ngrohta dhe ju orienton në plane të përbashkëta. Ju imponohet se jeni në “shënjestër” të shikimeve kureshtare apo në sferën e interesimit të dikujt.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Jeni në një gjendje presioni psikologjik. Keni nevojë që të pushoni nga obligimet e mundimshme. Mos lejoni që puna t’ju preokupojë më shumë seç duhet. Këtë javë mund t’i përfundoni të gjitha detyrat dhe obligimet afariste. Në fund të muajit, ju pret një rast i mirë që ju garanton satisfaksion afarist dhe financiar apo ndonjë formë të mirënjohjes publike.

Shëndeti: Bëni gjumë më të rregullt.

Dashuria: Jeni të interesuar që ta kapërceni “krizën emocionale” dhe gjendeni para një vendimi të ri. Megjithatë, partneri juaj do të shfaqë pakënaqësi të qartë dhe tenton që t’ju bindë për një mënyrë tjetër të mendimit. Dilemat emocionale janë të mundshme të zgjidhen, por pas një kohe të caktuar kur përshtypjet dhe ndjenjat të qartësohen. Largimi i përkohshëm nga personi i dashur duhet t’ju nxisë që të merrni vendimin e duhur. Nuk keni nevojë t’i acaroni marrëdhëniet dashurore. Nëse jeni i ri apo i lirë, takimet e reja dashurore dhe kontaktet ndikojnë si “këmbim” për disa dëshira tuaja të parealizuara. Fatmirësisht, ju pret një epilog i mirë në dashuri.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Me këmbëngulje po i propagandoni qëllimet tuaja afariste, por jeni i bindur se po ju përcjellin rrethana të këqija apo rrethi juaj nuk ka mirëkuptim për idetë tuaja. Në mesjavë është e mundshme një “krizë” kaluese financiare, gjë që do t’ju detyrojë që të pranoni disa punë plotësuese. Nga fundjava ju presin kontakte të reja afariste dhe kushte më të mira.

Shëndeti: Lini mendimet të bredhin dhe ta gjejnë vetë rrugën.

Dashuria: Dëshironi t’i harroni disa situata të këqija, por akoma nuk jeni i sigurt në vendimet tuaja emocionale. Kur jeni vetëm një hap afër vendimit, tek ju nis dilema e re emocionale dhe dyshimi. Ju mungon mirëkuptimi i dikujt, keni bindjen sikur po largoheni nga personi i dashur. Është çasti që të flisni haptazi me personin e afërt apo haptazi t’i rishikoni planet e përbashkëta. Është me rëndësi që t’i korrigjoni gabimet tuaja. Çdo gjë është e mundshme ta rregulloni dhe ta zbukuroni, por duhet të keni ndjenja të sinqerta. Nëse jeni i ri apo i lirë, do të ndieni pasiguri emocionale, por kujdesi juaj tërheq persona të profileve të ndryshme. Vetëm kur do t’i kuptoni drejt lajthitjet tuaja emocionale, mund të keni një zgjedhje të mirë në dashuri.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09

Puna: Rrethi juaj shpesh ka rol vendimtar në dialogun afarist, kështu që ngjarjet tuaja të reja apo informacionet ju orientojnë në kontakte të gabueshme me bashkëpunëtorët. Kohë pas kohe keni ndjenjën e mungesës së koncentrimit apo të lodhjes kreative, por kjo është një fazë kalimtare në pritjet tuaja që të realizohen ofertat afariste të cilat krijojnë kushte më të mira. Në fundjavë, ekziston mundësia që të avanconi pozicionin tuaj në shkallën afariste.

Shëndeti: Kujdes nga të ftohtit, keni fyt të ndjeshëm, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Keni vizionin tuaj në gjurmimin e së vërtetës, por jo edhe forcë të mjaftueshme që të ballafaqoheni me zhgënjimin emocional. Jeni duke provuar që t’i racionalizoni disa situata dhe nuk dëshironi që të ngatërroheni me “problemet e vjetra”. Nuk ju pëlqen që partneri juaj kokë në vete të vendosë për planet e përbashkëta. Shmanguni konflikteve emocionale me personin e afërt, në mënyrë që të ruani energjinë e vlefshme dhe ekuilibrin psikologjik. Nëse jeni i ri apo i lirë, do t’ju imponohet interesimi i dikujt. Ju pëlqejnë takimet e shkurtra apo kontaktet pa obligime emocionale. Për “një arsye të çuditshme” me këmbëngulje jeni duke e zvarritur një romancë të re dashurore.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Ngjarjet e reja në skenën afariste ju imponojnë dilema të ndryshme në raport me bashkëpunëtorët. Rrethi tërthorazi ju bën me dije se nuk i miraton qëndrimet tuaja. Jeni i interesuar që të përmirësoni gjendjen tuaj financiare. Ju presin takime të dobishme, të cilat ju hapin mundësi të reja në punë. Fundi i javës paraqet periudhë të volitshme për t’u paraqitur publikisht apo për verifikimin e njohurisë praktike dhe aftësive profesionale.

Shëndeti: Keni nevojë për më shumë pushim dhe për më shumë gjumë.

Dashuria: Keni një trazim të brendshëm dhe nevojë për këmbim intensiv dashuror. Jeni të interesuar që aktivisht të merrni pjesë në ngjarje të ndryshme, mirëpo në këtë mënyrë i shtoni dilemat tuaja emocionale. Mos lejoni që dikush ta çrregullojë botën intime apo t’i komplikojë marrëdhëniet tuaja me personin e dashur. Ndërmjet jush dhe personit të dashur ekzistojnë mosmarrëveshje të ndryshme, mirëpo ato mund të kapërcehen me vullnet të mirë. Në vend të debatit të rëndomtë, befasojeni partnerin tuaj me një rol të ri dhe me ftesë për dialog dashuror. Tregoni qëllimet tuaja të sinqerta dhe bëhuni i parezistueshëm para personit i cili e meriton kujdesin tuaj.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Jeni në një fazë kreative keni kërkesa nga rrethi, rrethanat afariste i vlerësoni mirë dhe dini t’i realizoni qëllimet tuaja në anë të ndryshme. Është e nevojshme që t’i përmbushini obligimet tuaja dhe t’i shlyeni disa borxhe financiare. Nga fundjava kushtojini kujdes imazhit tuaj afarist apo stilit të shprehjes.

Shëndeti: Mos lejoni që ambiciet tuaja të marrin primatin mbi shëndetin tuaj mendor.

Dashuria: Kënaqësinë më të madhe e kërkoni në jetën dashurore dhe në marrëdhëniet me personin e afërt. Atmosfera e dashurisë, këmbimi i sinqertë i emocioneve dhe kontaktet e afërta kanë “mrekulli” të posaçme e cila Ju nxit për aksione. Ju pëlqen nota sentimentale të cilën partneri e fut në jetën e përbashkët, momentet romantike dhe epshet e nxehta veprojnë si nxitje e posaçme. Keni një trazim të brendshëm dhe nevojë për këmbim intensiv dashuror. Jeni të interesuar që aktivisht të merrni pjesë në ngjarje të ndryshme, mirëpo në këtë mënyrë i shtoni dilemat tuaja emocionale. Nëse jeni i ri apo i lirë, Ju presin kontakte interesante. Do të shkëlqeni në romancën dashurore me një person të pazakonshëm. Nuk është e nevojshme që romanca juaj të përfundojë me flirt kalimtar, gjithmonë ekziston edhe “pjesa më e mirë e realitetit”, të cilën nuk duhet lënë të ikë.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Gjendja juaj financiare ka gjasa të jetë e mirë dhe do të jeni në pozitë që t’i shtoni fitimet tuaja, si edhe t’i zgjidhni disa probleme pasurore dhe investuese. Në fundjavë kini kujdes për perfeksionimin personal, në paraqitje publike, avancime profesionale apo në bashkimin e interesave.

Shëndeti: Mbroni shpinën, mos bëni lëvizje të pamatura dhe mos bartni gjëra të cilat janë tepër të rënda për ju.

Dashuria: Po kaloni nëpër faza të ndryshme emocionale dhe humori, impulsi i brendshëm ju orienton që shpesh të ndryshoni taktikën tuaj dashurore. I mësuar me përvojën nga e kaluara, nuk dëshironi që të zhgënjeheni nga ndonjë përgjigje dhe sjellje e papëlqyeshme. Nganjëherë epshet e theksuara dhe emocionet e mëdha befasisht mund t’ju çojnë në vendim të gabuar. Nuk bën t’i injoroni dobësitë tuaja që i keni ndaj personit të caktuar. Partneri pret besnikërinë dhe sinqeritetin tuaj. Është me rëndësi që të keni reciprocitet dhe që të ecni me hapa të përbashkët. Nëse jeni i ri apo i lirë, më shumë jeni të interesuar për kontakte joformale apo të lira sesa për lidhje emocionale. Ju nevojitet personi me afinitete të ngjashme, i cili është në nivelin tuaj emocional dhe shpirtëror.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Situatën në skenën afariste më së shpeshti e vlerësoni në bazë të vizioneve tuaja ambicioze dhe nuk mund të kënaqeni me rezultatet mesatare. Në fundjavë, kini kujdes ndaj takimeve të dobishme apo kontakteve me botën e jashtme. Ruajini qasjen optimiste dhe vizionin e qartë, rezultati i dukshëm nënkupton “viktimizim” të konsiderueshëm apo angazhim të vazhdueshëm në përpjekjet krijuese. Yjet ju këshillojnë që të kërkoni më tepër në aftësitë tuaja dhe të zbuloni energjitë e shumta që ruani prej kohësh brenda vetes.

Shëndeti: Do të keni më shumë interes për gjërat shpirtërore gjatë kësaj jave dhe do t’i përkushtoheni veçanërisht shëndetit tuaj mendor.

Dashuria: Inspirimi juaj emocional dhe humori pozitiv në momente pasqyrojnë gjendjen tuaj shpirtërore dhe ju bën person shumë të kërkuar. Provoni që të veproni me kujdes, duket se në sigurinë tuaj psikologjike dhe emocionale më fuqishëm veprojnë situatat e planifikuara mirë. Mirëpo, në elanin emocional apo epshor do të bëni atë që e ndieni në zemër, e jo në kokë. Nëse jeni i ri apo i lirë, pranojeni stilin e joshjes, por ruajeni masën e vërtetë të shijes. Kushtojini kujdes të posaçëm nevojave të partnerit dhe premtimeve.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Ju shoqërojnë obligime të ndryshme afariste dhe financiare të cilat kërkojnë përpjekje të mëdha. Mos lejoni që t’ju shqetësojnë disa ngjarje sekondare. Kujdesin tuaj orientoni në qëllimet prioritare dhe pranojeni trendin bashkëkohor të afarizmit. Nga fundjava ju presin ndryshime pozitive.

Shëndeti: Lejoni trupin tuaj të fle mjaftueshëm dhe përpiquni të ushqeheni sa më shëndetshëm.

Dashuria: Po ndieni një pasiguri emocionale apo nevojë që dikush t’ju bindë për qëllimet tuaja të mira. Keni prirje për ndryshime të shpeshta të humorit tuaj, gjë që ju vështirëson vlerësimin në sjelljen ndaj personit të afërt. Përpiquni t’i harmonizoni mendimet dhe ndjenjat tuaja, nëse jeni të interesuar të krijoni stabilitetin tuaj të brendshëm. Duhet ta kapërceni krizën emocionale apo mosmarrëveshjen me personin e dashur. Në dashuri e mira me të mirë kthehet. Nëse jeni i ri apo i lirë, kontaktet e reja dhe aventurat dashurore veprojnë si zëvendësim për dëshirat e paplotësuara. Kënaquni me magjitë dashurore, por të jeni mjaft i sinqertë në shprehjen e ndjenjave tuaja. Fati në dashuri është i arritshëm.

PESHQIT (20.2 – 20.03.)

Puna: Ndonëse në jetë asgjë nuk vjen e gatshme, ju do t’ju ecë shumë fati në këtë drejtim. Me dëshirën që të arrini rezultate të mira, jeni të gatshëm t’i kapërceni standardet tuaja të deritashme. Ju presin përmirësime të konsiderueshme në fundjavë. Ngjarjet aktuale në fushën afariste e financiare ju krijojnë mundësi për forma të reja bashkëpunimi, por edhe me perfeksionim të mëtejshëm profesional.

Shëndeti: Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe merrni mjaftueshëm vitamina që të mos befasoheni nga një ftohje.

Dashuria: Në dashuri keni shumë elan, energji dhe kërkesa ndaj personit të afërt. Nganjëherë me pasionin e madh emocional mendoni se çdo gjë është e mundshme ose e lehtë. Ndieni epsh të fortë dhe dëshirë të madhe që të krijoni marrëdhënie të harmonishme. Me paraqitjen dhe me stilin tuaj dini t’i bëni të tjerët për vete. Personit që ju pëlqen bëjani me dije se me të dëshironi romancë të magjishme dashurore dhe lidhje të sinqertë. Nuk ka arsye të dyshoni në ndikimin tuaj të “fatit dashuror”. Varësisht nga situata emocionale në të cilën gjendeni, përdorni “formulën e njohur” dashurore. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori