Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Puna juaj mund të pengohet nga lëshimet dhe gabimet, si dhe nga një marrëdhënie e keqe me kolegët dhe nga pengesa të tjera të vogla dhe të papritura. Ju u jeni ekspozuar kontroversave që i keni krijuar vetë, prandaj jini të vendosur dhe tregoni forcë mendore për t’i ruajtur pozicionet tuaja dhe për ta kapërcyer periudhën e pakëndshme. Gjithçka që keni planifikuar dhe po përpiqeni të arrini me çdo kusht do ta vërë në provë durimin dhe këmbënguljen tuaj. Planet do të ndryshojnë, marrëveshjet do të dështojnë, realizimi do të shtyhet.

Shëndeti: Ju jeni nervozë dhe të tensionuar, pra është mirë të lëvizni nga përditshmëria diku në natyrë.

Dashuria: Gjatë kësaj periudhe, nuk do të keni durim për partnerin tuaj dhe nuk do ta kuptoni mirë atë – komunikimi është në një nivel të ulët. Deshtë e lirë janë impulsivë, të prirë për t’u dashuruar, me ulje ngritje të pasionuara dhe zhgënjime të dhimbshme – por asgjë nga këto nuk do t’ju zgjasin shumë.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Vlerësoni situatën dhe punoni në mënyrën tuaj dhe me ritmin tuaj, mos lejoni që dikush ose diçka t’ju bëjë të nxitoni. Nëse i keni lënë pas dore financat tuaja në ndonjë aspekt, tani do të përfitoni nëse merrni parasysh gjithçka që nuk i keni kushtuar vëmendje deri më tani. Merrni rrugën që mendoni se do t’ju sjellë njohje dhe sukses, do ta gjeni veten të rrethuar nga njerëz interesantë dhe me ndikim, të cilët mund të mbështesin idetë dhe projektet tuaja.

Shëndeti: Jeni tepër të ndjeshëm dhe keni nevojë për relaksim.

Dashuria: Jini më të kujdesshëm në marrëdhëniet tuaja të ngushta, në mënyrë që të mos futeni në një situatë konflikti. Energjia planetare ju sjell në kontakt me ndjenjat tuaja, kështu që së shpejti do të qetësoheni dhe do të fitoni një perspektivë më të gjerë. Ju duhet të vendosni kufij për njerëzit e rinj në jetën tuaj që në start, nëse doni që marrëdhënia të zhvillohet në një mënyrë të shëndetshme.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Ju mund të bëni hapa të gabuar për shkak të shpërqendrimit dhe të vuani kritikën e merituar. Problemet me njerëzit në mjedisin e biznesit janë reale dhe ju do t’i zgjidhni ato nëse veproni vetëm pas një analize të hollësishme. Nëse doni të mbaroni ndonjë punë dhe të shihni rezultate, duhet të tregoni durim dhe bindje. Përpjekjet që i keni filluar mund t’ju sjellin mjaft zhgënjim dhe nervozizëm.

Shëndeti: Pushoni më shumë.

Dashuria: Kjo periudhë mund të jetë një nga më të favorshmet deri më tani për jetën tuaj personale. Nëse disa ndjenja zhvillohen, nuk do të jeni në gjendje t’i fshihni ato prapa fasadës dashamirëse, duhet të përballeni me ta dhe t’i shprehni ato, si ato negative ashtu edhe ato pozitive. Në marrëdhëniet me partnerin, është koha për bisedat që i keni shtyrë dhe për t’i zgjidhur ato çështje që keni lënë pas dore.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Shmangni konfrontimet dhe konfliktet, në mënyrë që të mos devijoni nga rruga juaj. Mos shpikni probleme që nuk ekzistojnë – është më mirë të parashikoni suksesin, sesa të imagjinoni se çfarë mund të shkojë mbrapsht. Pas një periudhe të vështirë dhe sfiduese vjen suksesi dhe një cikël pozitiv, i cili do të marrë pak kohë.

Shëndeti: Bëni një pushim, shkoni në natyrë – atje ku ka ujë dhe gjelbërim do ta gjeni harmoninë.

Dashuria: Për ju, kjo periudhë do të jetë e paharrueshme, dinamike dhe plot ngjarje. Mos merrni vendime të parevokueshme para se të mendoni me kujdes për të gjitha aspektet e ndonjë marrëdhënieje. Mos pranoni propozime që fillimisht shkaktojmë mosbesim dhe ju duken të tepruara, vendoseni veten tuaj në vend të parë dhe mos bëni asgjë për shkak të dikujt tjetër – nëse kjo nuk është ajo që bëni, sepse mu ashtu dëshironi.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Nëse keni ide dhe plane të reja, do të ishte mirë t’i ndani ato me ata persona që mund t’ju ndihmojnë. Propozimet e reja të biznesit së shpejti do të rezultojnë në negociata dhe kontrata, ju mbetet juve të qëndroni në një humor optimist. Vjen një periudhë kur ju do të jeni në gjendje të tregoni veçantinë tuaj dhe të dilni nga turma dhe të fitoni më shumë respekt dhe njohje sesa keni pasur deri më tani.

Shëndeti: Ndiheni mirë dhe plot energji, por duhet të hiqni qafe nervozizmin.

Dashuria: Në të gjitha marrëdhëniet intime, do të bëheni më seriozë dhe më të përgjegjshëm, kjo do t’ju ndihmojë të forconi marrëdhëniet me partnerin ose martesën tuaj. Luanët e lirë do të ndihen të pasigurt. Do të keni ndjenjën se dikush po luan me ju, por nuk do të jeni në gjendje ta konfirmoni këtë, kështu që do t’ju zhgënjejë dhe intrigojë në të njëjtën kohë.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Ndryshimi i planeve mund të çojë në një mbingarkesë të detyrimeve, të cilat nuk i prisnit aspak. Vështirësitë nuk do t’ju ndalojnë të jeni të suksesshëm, sepse yjet janë në anën tuaj. Për të kapërcyer problemet, jini fleksibël, të durueshëm dhe të përshtatshëm. Është kjo një periudhë e mirë për çdo lloj arsimi.

Shëndeti: Përpiquni të flini mjaftueshëm dhe të pushoni më shpesh, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Nëse jeni duke kërkuar një partner, yjet ju këshillojnë të qëndroni të përmbajtur, pavarësisht se sa jeni të dashuruar. Në marrëdhënie me partnerin do të keni grindje të mundshme që kanë të bëjnë me preokupimin tuaj për planet dhe ambiciet tuaja – partneri nuk është edhe aq shumë i plotë me mbështetje dhe është xheloz për suksesin tuaj, ai ndien se kjo ju largon nga ai.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Suksesi profesional është në horizont. Jeni të prirë për ndryshime të vrullshme të humorit, por nëse arrini të qetësoheni dhe të jeni të durueshëm, gjithçka do të jetë në rregull. Së shpejti do të arrini harmoninë dhe qetësinë në shumë aspekte të jetës, me të cilat do të kontribuoni në disa ndryshime dhe ngjarje të papritura. Shmangni ndërmarrjet e rrezikshme, për të mos pësuar humbje financiare.

Shëndeti: Bëni pushime aktive në natyrë.

Dashuria: Është e vështirë për ju të jeni të durueshëm për gjërat që ju shqetësojnë dhe nuk ndieni asnjë entuziazëm për gjithçka që hyn në jetën tuaj, por ngjarjet do të krijohen në atë mënyrë që të relaksoheni dhe të ndiheni pak të qetë të lumtur. Ju jeni distancuar nga disa njerëz që ishin afër jush deri vonë dhe tani mund t’ju duhet të bëni një gjest bujar ndaj tyre – mendoni për atë se si do t’ju kuptojnë.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Yjet ju japin besimin për të bërë plane më të mëdha në të ardhmen. Ju mund t’i zgjidhni disa probleme të vjetra në këtë periudhë nëpërmjet një projekti të ri dhe një qasjeje që ju sjell një perspektivë më të gjerë. Ju jepet mundësia të përmirësoni gjendjen tuaj financiare.

Shëndeti: Aktiviteti i moderuar fizik dhe pushimi i bollshëm do t’jua mbrojnë nervat dhe shëndetin fizik.

Dashuria: Gjatë kësaj periudhe, do të përjetoni një ngritje emocionale, do të jeni të kënaqur me gjithçka që ndodh në jetën tuaj personale. Nëse nuk jeni të nxituar, do të meritoni respektin dhe admirimin e personit që ju intereson, prandaj tregoni qetësi dhe durim. Ndikimi i emocioneve mund t’ju frymëzojë për të bërë gjeste dhe ndryshime të mëdha që keni qenë të gatshëm për një kohë të gjatë.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Në punë, jini të durueshëm, të drejtpërdrejtë dhe konciz në komunikim, për të shmangur keqkuptimet. Mbase do të jeni të detyruar të duroni stoikisht disa kritika ose ndryshime që nuk ju pëlqejnë, por kuptoni ato si një provë të besueshmërisë suaj dhe qëndroni në nivelin e duhur. Rishikoni planet tuaja për të ardhmen e afërt dhe përpiquni të parashikoni pengesat e mundshme.

Shëndeti: Kondicioni dhe detoksifikimi do t’ju bëjnë mirë.

Dashuria: Takimet shoqërore mund të jenë mjaft të këndshme gjatë kësaj periudhe. Marrëdhëniet me partnerin mund të komplikohen nga pakujdesia juaj dhe përjashtimi i partnerit nga planet dhe vendimet e tij. Bëni gjithçka që mundeni për të shpenguar veten.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Do të keni mundësinë të realizoni një dëshirë të vjetër, ose një ëndërr që keni harruar. Bashkëpunoni vetëm me njerëz me të cilët keni pasur përvoja të mira dhe pozitive më parë. Suksesi është përpara jush, ju mund të bëni një investim të rëndësishëm në zhvillimin e ideve dhe planeve tuaja, ose për veten tuaj dhe zhvillimin tuaj – gjithçka që bëni në këtë periudhë, sepse mendoni se ajo është e drejtë, do të jetë e suksesshme.

Shëndeti: Ju jeni të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

Dashuria: Marrëdhënie intensive me partnerin tuaj – keni diçka për të biseduar, madje mund të keni konflikte për disa qëndrime ose synime, por do të gjeni një mënyrë për të bërë një kompromis të pranueshëm të dyanshëm dhe për t’i drejtuar pasionet tuaja drejt romancës. Jini të matur në komunikimin me njerëz të rinj – dikush po tregon interes për ju.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Analizoni dhe rillogaritni projektet tuaja në detaje, pastaj kaloni në veprim. Vlerësoni besueshmërinë e partnerëve tuaj të biznesit. Ju mund të takoni bashkëpunëtorë të rinj, të cilët mund t’ju japin ndihmë dhe t’ju çojnë drejt suksesit të madh të përbashkët. Disa sugjerime mund të shkaktojnë humbje financiare, kështu që largoni nga idetë dhe mendimet tuaja njerëzit që nuk janë të besueshëm.

Shëndeti: Detoksifikimi do t’ju bëjë mirë.

Dashuria: Marrëdhëniet dhe lidhjet e dashurisë do të jenë në qendër të vëmendjes dhe yjet parashikojnë një periudhë të paharrueshme në të cilën mund t’i realizoni ëndrrat tuaja. Ndjenjat janë intensive dhe nëse jeni vetëm, mund të dashuroheni me shumë pasion. Emocionet ju bëjnë të nxitoni dhe të reagoni pa hezitim, por qëndroni larg debateve të panevojshme.

PESHQIT (20.2 – 20.03.)

Puna: Ju mund të ndiheni të tensionuar për shkak të sasisë së informacionit që nuk arrini t’i përdorni dhe t’i radhisni sipas rëndësisë. Merrni parasysh të gjitha opsionet që i keni në dispozicion për personin që hyn në jetën tuaj, ai do të tërhiqet nga ngrohtësia juaj familjare, madje edhe nga ato që fillimisht i keni refuzuar. Çelësi i suksesit në këtë periudhë është njohuria juaj për veten dhe atë që jeni të aftë të arrini. Çështjet e parave do të jenë në fokus.

Shëndeti: Shpërndajeni energjinë për të shmangur mbingarkesën.

Dashuria: Jini të ftohtë dhe të matur me fjalë që prekin njerëzit në mjedisin tuaj të ngushtë, në mënyrë që të mos keqkuptoheni. Ka më shumë të ngjarë të dëmtoni ndjenjat e dikujt nëse përpiqeni të fshihni të vërtetën sesa nëse e ekspozoni atë në mënyrë përmbledhur dhe koncize. Ju do të shijoni mjedisin familjar, bisedat intime në mbrëmje, tubimet familjare dhe të gjitha llojet e aktiviteteve që lidhen me shtëpinë dhe familjarët.

/Telegrafi/